NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    1 day ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Nikoleta Kovaçi/ Edvin gazetari nuk harron, mund të zhdukësh edhe gjurmët e mediave, por s’mund të shkulësh nga Gazetari dhuntinë që i ka dhanë Zoti për mos me harrue…
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Nikoleta Kovaçi/ Edvin gazetari nuk harron, mund të zhdukësh edhe gjurmët e mediave, por s’mund të shkulësh nga Gazetari dhuntinë që i ka dhanë Zoti për mos me harrue…

Neutrale
Last updated: 2025/08/09 at 6:38 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Edvin, ndryshe gjithë dynjasë në këtë vend, unë gjithnjë e kam ditun se ti do të vish! Do të vish ashtu siç dinë me ardh të pabesët, duke godit ata ma të pamrojtunit. Ashtu si pararendësit e tu të pafe, tinzar e gjakatar!

Të kam pritun që në krye të herës: atëherë isha te Shekulli. E dija se ti do të ishe mas derës së kujto që nuk asht me ty, e dija që do ishe mas derës së kujtdo që përmbante rrezik për pushtetin tan, që tashma, me mandatin e 4 vendos me e konkretizue krejtësisht!

Rrethimi brutal i një ambienti mediatik, me dyzinë forcash policore, asht nji akt burracak që e kam prit, çdo ditë, çdo javë, muaj e vit! Unë që i’a njoh mirë bamat sistemit monstruoz që polli ty dhe sojin tand, nuk kam pas asnji pikë dyshimi në rritjen tane drejt marrjes nan kontroll të gjithçkaje në ktë vend! Unë i paralajmërova shokët e t’u fodullë që ditën që ti formove qeverinë e parë, e nuk kam gabue asnji presje! E madje, gjithë skeptikët ndaj ktyne parashikimeve iu them se ende s’kanë pa deri ku shkon etja juj për pushtet!

Unë e di, se sulmin ndaj News 24, gazetave dhe mediave online, ke me i trajtue si trajtove sulmin në Theth, siç orientove sulmin mbi gjoja çlirimin e hapësirave publike, e populli prapë ka me besue se se ti po e ban për të mirën e tyne!

Në fakt Edvin, na që të njohim, ty dhe modelin që përfaqëson, gjithnjë e dimë se e ke problem mos kontrollimin e gjithçkaje, sidomos kur bahet fjalë për median! Ti i do në rrjesht, siç ke bashkëpunëtorët, të gjitha mediat! Do që në çdo sekuencë të jesh vetë dhe madje me pamjen, fjalën, mashtrimin, devijimin e gjithçka tjetër që i shkon për shtat planit tand të çdominutshëm!

Unë nuk befasohem as nga ardhja e as nga mënyra se si erdhe! Fiks ashtu të kam pritur: me ushtri policësh, me furgonë e mjete të rënda, si mesazh i qartë ushtrimi pushteti! Fiks ashtu të kam prit jo vetëm te News-i po kudo ku kam shkel unë, me idenë se atje ku jam unë, ka me pas gjithnjë njerëz kundra pushtetit të frikshëm që vjen nga politika djallëzore!

Por në një ambjent gazetarësh, junta policore asht qesharake Edvin! Besomë se asnji në atë vend nuk i tremet turmës së policëve që ti i delegon si shpëtimtarët e zbatimit të ligjit! Askush Edvin, nuk trembet, teksa demonstrohet forca mbi një objekt nga ku jepen vetëm lajme, bëhen dy gazeta, punohet për disa media online, dhe sigurisht punohet fort, madje sakrifikohet edhe ma fort, madje, Edvin, ndryshe teje, edhe dashurohet Shqipnia shumë herë ma fort!

Asnji prej nesh nuk ban hap mbrapa prej sulmit tand Edvin! As nuk besoj se ka me ba, edhe pse ti e do dhe e pret dorëzimin e nanshtrimin. Gazetari asht shtegtues Edvin, gjen shtigje ngado, i shpik edhe kur s’janë, madje edhe nuk harron! Nji media mund të goditet, mund të mbyllet, mund t’i shkulen sinjale e priza printerash, po gazetarët janë aty, ktu e mund të shkojnë kudo, e prapë të jenë kundër pushtetit të keq e diabolik!

Edvin gazetari nuk harron, mund të zhdukësh edhe gjurmët e mediave, por s’mund të shkulësh nga Gazetari dhuntinë që i ka dhanë Zoti për mos me harrue…

Neutrale August 9, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
18 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?