Aty ku deri sot prodhoheshin lajme, mbrohej liria e individit, denoncohej krimi dhe korrupsioni shteteror,
qeveria e Ramaduros paska vendosur te ndertoj nje fabrike, ku do te prodhohen plumba dhe arme.
Jane me qindra vendstrehimet strategjike te ndertuara ne kohen e diktatures komuniste, (kohe kur pregatiteshim te mbroheshim nga SHBA-ja , BRSS-ja dhe vendet e tjera borgjezo revizioniste) nga Veleciku deri ne Konispol, te cilat qeveria mund ti kishte shfrytezuar dhe akoma mund ti shfrytezoj, per ndertimin e fabrikave te prodhimit te armeve dhe rritjes se kapaciteteve mbrojtese te vendit.
Aty ku sot u rreshtuan dhjetra forca policie prej 20 e ca vitesh ushtron aktivitetin legjitim, njera prej mediave informative me te spikatura ne vend, qeveria e Ramaduros paska vendosur arbitrarisht qe pikerisht aty te prodhohen arme, te cilat prodhojne vetem vdekje, plage dhe shkaterrim.
Por edhe pasiguri dhe rrezik potencial per jeten e banoreve qe jetojne ne perimetrin rreth kesaj zone.
Pasi ajo eshte nje zone urbane e superpopulluar dhe me plan zhvillimor per ñdertim ne rritje.
Kur akoma eshte e fresket tragjedia e Gerdecit, aty ku humben jeten 26 persona dhe rreth 300 te tjere mbeten te plagosur, (pa cka se vendndodhja e fabrikes se demontimit ishte e vendosur shume larg zonave urbane). Shperthimi i saj vazhdon edhe sot e kesaj dite te prodhoj pasoja psikologjike dhe ekonomike per banoret, ndersa qeveria vendos te ndertoj fabrika armesh ne zemer te kryeqytetit.
Kaq do te kishte mjaftuar, qe kur behet fjale per prodhim armesh, industri ushtarake, vendndodhja e objekteve te tilla, duhet pike se pari te afroj siguri fizike per popullsine civile.
Pa marre parasysh fare sulmet ajrore nga armiqte potencial te vendit tone, te cilet synojne shkaterrimin e industrise ushtarake me rast lufte.
Pra ne aspektin strategjik, vendimi per ndertimin e industrive ushtarake per prodhim armesh dhe municionesh ne mes te qendrave te banuara, eshte nje vendim absurd, infantil dhe jashte cdo standarti te nje vendi anetar te NATO-s, per te mos thene qe eshte nje vendim armiqesor ndaj popullsise civile.
Vendime per te ndertuar fabrika armesh ne mes te qytetit mund ti marre vetem nje pushtues kalimtar.
Edhe nje fabrike per prodhim parfumesh apo tekstili nuk rekomondohet, dhe nuk duhet te ndertohet ne perimetrin e zonave urbane, lere me nje industri ushtarake qe paraqet rrezik strategjik te brendshem dhe te jashtem per popullsine civile.
Qofte edhe ky fakt i thjeshte, na shtyn te mendojme qe mendja diabolike e Edi Rames, kur e ka marre vendimin per te ndertuar fabriken e prodhimit te armeve ne ate vend, ka projektuar pikerisht asgjesimin e NEWS 24 dhe grupit mediatik te biznesmenit Irfan Musabelliu.
Ndaj ky veprim antihuman i qeverise se pari duhet te kundershtohet nga banoret e Shkozes dhe zonave rreth saj, pasi i gjithe kryeqyteti gjendet i kercenuar nga rreziku i brendshem i ndonje defekti teknik me pasoja tragjike dhe i jashtem nga agresioni e armiqte te vendit tone .
Se dyti per komunitetin e gazetareve dhe ate mediatik ky eshte kodi i kuq i nenshtrimit dhe kontrollit te tyre nga qeveria e Ramaduros.
Se treti organizatat e shoqerise civile dhe ato te mbrojtjes se te drejtave te njeriut duhet te reagojne me cdo mjet dhe forme per te treguar egzistencen e tyre.
Se katerti komuniteti i biznesit duhet te bashkohet ne solidaritet me biznesmenin ne fjale, jo per emrin e tij si individ, por per faktin se neser do te gjendet secili prej tyre ne kete pozite.
Dhe e fundit, kjo eshte ora e opozites per ti bere thirrje te gjithe faktoreve opozitar tè vendit qe ti dalin per zot vetes, familjeve, bizneseve, vendit te tyre.
Bislim Ahmetaj/ Aty ku deri sot prodhoheshin lajme, qeveria e Ramaduros, paska vendosur të prodhohen plumba dhe armë.
Leave a comment
Leave a comment

