️Shërbimi i Kimioterapisë në Spitalin Onkologjik ka degraduar në vetëm 7 infermierë!
Mjekët onkologë janë më shumë se infermierët! Po, më shumë!
Ndërkohë, çdo ditë aty marrin kimioterapi rreth 80-100 pacientë.
Dikur ky shërbim kishte 11 infermierë. 5 kanë ikur. Nuk janë zëvendësuar.
Kanë mbetur vetëm 7 infermierë, që duhet të kalojnë nëpër duar rreth 100 pacientë në ditë.
Pra, çdo infermier kujdeset për rreth 14 pacientë onkologjikë në ditë.
Mund ta imagjinoni këtë?
A mund të bëhet trajtim dinjitoz, kur një infermier ka përballë 14 pacientë me kancer?
A mund të administrohet çdo terapi siç duhet, pa gabim, pa vonesë, pa rrezik?
A ka kohë infermieri t’i kontrollojë si duhet efektet anësore, reaksionet që ndodhin gjatë perfuzionit?
A ka kohë për një fjalë të mirë, një vështrim njerëzor, një ndihmë në momente dhimbjeje?
Kush e mban përgjegjësinë nëse një gabim ndodh për shkak të ngarkesës së tejskajshme?
A infermier nuk keni znj. Albana Koçiu?
Ne po mbajmë një Gjermani të tërë me infermierë dhe spakemi 10 të tillë, për t’i punësuar në Spitalin Onkologjik?


