NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    3 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    4 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    5 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Sa like mori sot mërzitja jote?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Sa like mori sot mërzitja jote?

Neutrale
Last updated: 2025/08/07 at 9:35 AM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

Letër e hapur nga një planet pa rrjete sociale!

Pas shumë vitesh në një planet ku njerëzit flasin ballë për ballë me njeri tjetrin; ku lajmet lexohen dhe nuk “shpërthejnë”, ku mëngjesi fillon me kafe dhe jo me “notification”, jam kthyer në vendin që dikur e quaja atdhe/mëmëdhe/… dhe tani më ngjan si Big Brother pa skenar.

Kam disa pyetje. Jo për t’u keqkuptuar, por për t’u marrë vesh.

1. Pse griceni me njerëz që nuk i njihni?! Dikur nuk ndodhte të kishte sherr mes njerëzve që nuk njiheshin me njëri-tjetrin?

2. Si erdhi dita/nata që të gjithë ata që punojnë në administratë të shkruajnë pas çdo postimi të (krye)ministrit “bravo”, “ju lumtë”, “vetëm për para” edhe kur postimi është një video që tregon valët e detit Adriatik?

3. Pse një person që ka lexuar gjysmë citati nga Paulo Coelho i jep leksione turmës për jetën, ekonominë, qeverinë, besimin, energjinë dhe… si skuqet qepa?

4. Çfarë ndodhi me të vërtetën? Para se të ikja, kur lexoje një gjë në gazetë apo shihje një gjë në Televizion dhe mund ta besoje. Tani duhet të pyesësh 5 vetë, të krahasosh 7 burime, të klikosh në “komentet që kanë më shumë lajk”dhe sërish je në mëdyshje nëse ngjarja ka ndodhur në Bruksel apo në Burrel?

5. Dhe e fundit: Umberto Eco e kishte parashikuar, por si ndodhi që ai budalla i fshatit që dikur fliste me vete në kafene, tani ka 50 mijë ndjekës dhe jep mend si të shpëtosh nga të menduarit?!

E kuptoj që s’jam më në botën e djeshme. E kuptoj që beteja për vëmendje ka zëvendësuar betejën për atdheun. Por nuk kuptoj idiotet.

Në planetin ku isha, Karl Marksi ende kishte shpresë se do të bashkonte proletarët e gjithë botës. Derrida ende besonte te bashkimi i intelektualëve. Por këtu, për habi, rrjetet sociale arritën atë që asnjë ideologji nuk e bëri dot: bashkuan idiotët e të gjitha vendeve. Dhe jo vetëm që u bashkuan, por tani janë edhe modele për t’u ndjekur, shembuj për t’u marrë, lajme të ditës, heronjtë e ditës…

Më kanë thënë se në fillim rrjetet sociale ishin mjet komunikimi. Tani janë Big Brother ku ti je aktor, spektator, regjisor, sponsor dhe kameraman. Dhe në fund të ditës, e vetmja pyetje që ka rëndësi është: Sa “like” mori sot mërzitja jote?

Unë po kthehem nga erdha. Jo se nuk më pëlqen toka, por më duket sikur çdo herë që hap Facebook-un, askush nuk është më me këmbë në tokë!

Neutrale August 7, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
3 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
4 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
4 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
5 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?