“Kush sheh një ferrë manash të pjekura dhe nuk i ha, nuk hyn te një racë e zgjuar… Ai përbuz jetën, dhe kush mund ta bëjë këtë, përveç të marrit.”
— Plejes, nxënës i Hipokratit
Manaferra, ky frut i egër dhe i papërlyer, është ndër ushqimet më të pasura me antioksidantë në planet – një thesar që na jep energji, rigjenerim dhe mbrojtje nga sëmundjet moderne.
❇️Një studim i Universitetit të Kalifornisë (2016) tregon se kombinimi i manaferrave me boronicën rrit benefitet antioksidante me 3.5 herë nëse konsumohen së bashku!
⚡️ Çfarë i bën manaferrat kaq të veçanta?
• Antioksidantët si Anthocyanin & Zeaxanthin – për mbrojtjen e enëve të gjakut, zemrës dhe shikimit
• Vitamina C, A, E, K, B-komplekse
• Minerale të çmuara: hekur, mangan, magnez, kalium, zink, selen, kalcium
• Vetëm 45 kalori në 100g – por me një efekt të fuqishëm në trup
🛡️ Dobitë kryesore për shëndetin:
✅ Mbrojnë zemrën dhe parandalojnë infarktin
✅ Ulin kolesterolin dhe hollon gjakun
✅ Parandalojnë kancerin (gjirit, qafës mitrës, zorra, prostatë, etj.)
✅ Përmirësojnë shikimin dhe trurin (nga zeaxanthin dhe mangan)
✅ Ndihmojnë në dobësim dhe tretje më të mirë
✅ Zbusin hemorroidet, gastritin dhe dhimbjet e trupit
✅ Rregullojnë ciklin menstrual dhe ulin temperaturën
✅ Mbrojnë organizmin në mënyrë të ngjashme me aspirinë – pa efekte anësore
🌟 Manaferra Gojy dhe varieteti Achai
Këto janë ndër më të fuqishmet – me 50 herë më shumë zeaxanthin se e verdha e vezës dhe efekte mbresëlënëse te shëndeti i syve dhe pacientët me leucemi.
🥇 Sipas Departamentit Amerikan të Bujqësisë:
• 🥇 Lakra e kuqe – vendi i parë për antioksidantë
• 🥈 Kanella – vendi i dytë
• 🥉 Karafili – vendi i tretë
• Manaferra Achai – vend nderi për potencialin që ka.
Nga Altin Joka (Nutricionist)

