Gra me kancer gjinekologjik nuk mund të bëjnë brakiterapinë, për shkak se pajisja s’ka mirëmbajtje. Kjo është papërgjegjshmëri totale. Kjo papërgjegjshmëri rëndon në shëndetin e pacienteve.
Por QSUT, Shefja e Onkologjikut, dhe Shefi i Radioterapisë, po bëhen një grup i strukturuar kriminal, të cilët po mbajnë të fshehur prishjen e pajisjes së brakiterapisë.
Jo vetëm kaq, por pjesë e kësaj loje është edhe
Qendra Kombëtare e Inxhinierise Bio-Mjekesore (BIOMEDICAL) e cila është përgjegjëse për mirëmbajtjen e pajisjeve. Kjo kompani ka vetëm këtë detyrë. Mirëmbajtjen e pajisjeve. Dhe ky institucion ka dështuar frikshëm të bëj punën.
Pse? Cila është arsyeja që nuk kryen në kohë mirëmbajtjen e pajisjeve? Tendera? Përfitime? Nuk e di! Por do e zbulojmë.
Nga gazetari Osman Stafa

