Reagimi i plotë:
🛑 Kundër vendimit të Këshillit Bashkiak për tokën në Nivicë
Votimi i djeshëm për dhënien me qira të 60 hektarëve në Nivicë për lejimin e paneleve fotovoltaike, pa marrë parasysh pretendimet dhe shqetësimet e komunitetit, është një hap pas për mënyrën si duhet të funksionojë demokracia vendore.
Nuk mund të merren vendime për tokën e njerëzve, duke i lënë ata jashtë diskutimit.
Banorët e Nivicës kanë ngritur zërin, kanë kërkuar drejtësi dhe pjesëmarrje — jo përjashtim e heshtje.
🟠 Nuk jam kundër zhvillimit, por zhvillimi pa konsultim, pa të drejtë fjale dhe mbi çështje që janë ende nën shqyrtim gjyqësor, është i papranueshëm.
Qëndroj përkrah banorëve të Nivicës, siç kam bërë që në fillim. Zëri i tyre ka rëndësi dhe do ta mbështes derisa ai të dëgjohet.

