Mbas shkrimit të sotëm në një portal që lidhte familjen Berisha me ndërtimin e një blloku vilash, ka ardhur edhe reagimi i liderit demokrat, Sali Berisha.
Reagimi i plotë i tij:
Përgjigje SHOQ dhe Kreshnik Ryshfetit!
Duke u rrjeshtuar me serinë e gënjeshtrave stampë të Bolinos, Doçit dhe Ymer Çorapes, portali JOQ, që i takon të ndërrojë emrin në SHOQ ( Shpifja Osht Qejf) dhe portali i Kreshnik Ryshfetit, për llogari të Edi Ramës dhe karteleve të drogës, kanë hapur me gërma të mëdha lajmin se ‘Familja e Sali Berishës po ndërton 140 vila’.
Ky është një mashtrim publik i turpshëm pa asnjë bazë, i horrave të paguar në funksion dhe për zbatimin e porosive të Edi Ramës dhe për interesa të karteleve të drogës!
Sipas këtyre lëpirësve të Edi Ramës, fajin e ka Saliu, dhe se Edi Rama për të pasuruar Saliun, po kafshon parqet kombëtare duke dhunuar ligje dhe Kushtetutë dhe kthyer Tiranën në kryeqytetin e mafjes së betonit në Europë.

