Kryetare e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ndodhet në Gjenevë, Zvicër në Konferencën Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve.
Me këtë rast, Spiropali ka zhvilluar një takim miqësor me Presidenten e Bundestagut, Julia Klöckner.
Lajmin e bën me dije vetë kryeparlamentarja shqiptare në rrjetet sociale, si më poshtë:
Gjenevë📍Zvicër
🇦🇱🤝🇩🇪Takim miqësor me Presidenten e Bundestagut, Julia Klöckner, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën Botërore të Kryetarëve të Parlamenteve.
Ndamë të njëjtin vizion për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, për zgjerimin e bashkëpunimit e shkëmbimeve mes Kuvendit dhe Bundestagut, si dhe për kontributin e përbashkët për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor.
Mbështetja e Gjermanisë për reformat demokratizuese dhe integruese mbetet një garanci e fortë për objektivin tonë të përbashkët: Shqipëria në BE brenda vitit 2030. 🇦🇱🫶🇪🇺

