Kreu i Legalitetit, Shpetim Axhami teksa ka perkujtuar 103-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA dhe Shqipërisë, i ka konsideruar ato si “Përcaktuese në shtetformimin e Shqipërisë”
Reagimi i plotë i Axhamit:
Vitet ‘20 të shekullit të XX-të ishin përcaktuese në shtetformimin tonë🇦🇱
Më 28 Korrik të vitit 1922 u vendosën marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-s dhe Shqipërisë.
Fal politikës dhe mbështetjes së SHBA, Shqipëria arriti të ruaj këto territore londineze që gëzojmë sot!
SHBA u bë strehë e nacionalistëve që u detyruan për të kaluar në egzil pas LDB me vendosjen e komunizmit në Shqipëri!
Shqipëria gjithashtu u ndihmua, nga ky vend mik aleat, për rrëzimin e regjimit komunist në fillimin e viteve ‘90!
Mbi të gjitha ndihma dhe mbështetja e SHBA-ës ishte përcaktuese në çlirimin dhe pavarsinë e Kosovës!
Antikombëtare ishte nderprerja e marrëdhënieve me ShBA nga regjimit komunist deri në rivendosjen e tyre me 15 Mars 1991.
ShBA mbetet aleati ynë kryesor si garanci për një të ardhme të sigurtë, të lirë e me standarte të larta demokratike. 🇦🇱🤝🇺🇸



