NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kur pyjet digjen dhe njerëzit heshtin: një histori që përsëritet
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kur pyjet digjen dhe njerëzit heshtin: një histori që përsëritet

Neutrale
Last updated: 2025/07/27 at 10:13 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Nga Abdulla Diku (Inxhinier Pyjesh)

Dikur, pylli ishte pjesë e jetës. Banorët e fshatit ngjiteshin herët në mëngjes për të mbledhur dru për dimër, për të vendosur aty bletët, për të kullotur bagëtinë apo për të ndjekur shtigjet që njihnin më mirë se shtëpinë e tyre. Pylli nuk ishte vetëm natyrë – ishte trashëgimi, ishte burim jete, ishte mbrojtës i heshtur.

Por sot, kur tymi ngrihet në qiell nga ndonjë kreshtë mali, shumë pak sy shikojnë me shqetësim. Zjarret shpërthejnë më shpesh, zgjasin më gjatë dhe djegin më shumë – jo vetëm trungjet dhe degët e drurëve, por edhe lidhjen mes njeriut dhe natyrës.

Nga kujdestarë në spektatorë;

Banorët e fshatrave që dikur i ruanin pyjet me fanatizëm, sot rrallëherë ndërhyjnë.
Jo nga dembelizmi.
Jo nga neglizhenca.
Por nga një ndjenjë braktisjeje dhe padrejtësie ndaj tyre.

Sepse uji i lumit të tyre që kalonte nëpër ara e tokat e tyre, sot kalon nëpër tuba çeliku drejt ndonjë HEC-i.
Toka që e punonin breza të tërë, është lënë pa punuar, pasi pa ujë nuk prodhon asgjë.
Prerja e drurëve dhe kontrolli i pyllit nuk është më në dorën e tyre.
Dikur kullotat ushqenin blegtorinë e banorëve, por sot as blegtoria nuk gjendet më andej, pasi panelet diellore, braktisja e fshatit dhe mungesa e mbështetjes ka bërë që banorët të heqin dorë.
Pylli që dikur ishte “i tyre”, tani është “i dikujt tjetër” që s’ka asnjë lidhje me fshatin.

Ndërkohë që institucionet flasin për strategji, plane emergjence dhe investime, banorët shohin se nuk janë as pyetës, as pjesëmarrës, përfitues jo dhe jo.
Dhe kur nuk je pjesë e diçkaje, vështirë ta mbrosh me zemër.

Zjarri si protestë e heshtur;

Në raste ekstreme, disa individë i vënë vetë flakën. Jo gjithmonë nga ligësia. Ndonjëherë, si një akt i dëshpëruar proteste. Si një mënyrë për të treguar se ata ekzistojnë, edhe pse askush nuk i dëgjon.

Ky cikël është i rrezikshëm: sa më shumë përjashtohet komuniteti, aq më shumë dëmtohet pylli. Dhe sa më shumë dëmtohet pylli, aq më shumë humbet vetë komuniteti – jo vetëm ekonomikisht, por edhe në identitet.
– Uji për HEC-e
– Pylli për kompanitë e shfrytëzimit a strategjikët e turizmit
– Diku tjetër – zonë e mbrojtur ku të gjithë mund të përfitojnë përveç komunitetit
– Kullotat për panele diellore.
– Mineralet për privatin, etj.
Çfar mbetet pastaj për komunitetin?

Asgjë!

Në këtë mënyrë, komunitetin nga një aleat të pazëvendësueshëm, e kemi kthyer në një spektator (në rastin më të mirë), në mos një armik të burimeve natyrore, shtetit dhe vetes.

Zgjidhja: jo vetëm teknike, por njerëzore;

Problemi i zjarreve nuk është vetëm mungesë mjetesh apo zjarrfikësesh. Është mungesë lidhjeje. Për të mbrojtur pyllin, duhet të rindërtojmë besimin. T’i kthejmë komuniteteve ndjenjën se pylli është ende i tyre. Të mos ju merret uji, toka e jeta, pa dhënë më parë mundësi, zë dhe përfitime.
– A keni parë a dëgjuar ndonjë thirrje për komunitetet lokale që të përfshihen në menaxhimin e zjarreve?
– Keni parë ndonjë fushatë sensibilizimi për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret?
Jo!
Duket se dhe vetë shteti e ka kuptuar tashmë që komunitetet nuk i ka aleat në këtë betejë për mbrojtjen e pyjeve nga zjarret, dhe kjo, është një shenjë e keqe jo vetëm për sot, por mbi të gjitha për çfarë na pret në të ardhmen.

Pylli digjet kur nuk ka më kujdestarë.
Pastaj komuniteti hesht dhe nuk ësht më aleat i një aseti të tillë kur nuk ka arsye të kujdeset për të.

Të kuptohemi, kjo është vetëm njëra nga arsyet madhore të kësaj situate që përsëritet gjithnjë e më shumë sot tek ne.

Neutrale July 27, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
19 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?