NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    1 day ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    2 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sistemi shëndetësor: Një rrugëtim mes vdekjes dhe pabarazisë
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sistemi shëndetësor: Një rrugëtim mes vdekjes dhe pabarazisë

Neutrale
Last updated: 2025/07/26 at 10:56 AM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

____
Një mëngjes i zakonshëm mori kthesë dramatike për familjen time: nëna ime pësoi trompozë. Brenda pak minutash, çdo sekondë filloi të kishte peshën e jetës a vdekjes. Fatmirësisht, ndihma e parë u dha shpejt nga spitali i Durrësit. Mjekët aty — të thjeshtë, të komunikueshëm, dhe mbi të gjitha të pranishëm — reaguan si profesionistë. Epikriza e përgatitur me kujdes, vendimi i qartë: “Duhet të shkoni në Tiranë, sa më parë.”

Deri këtu, gjithçka dukej se funksiononte. Por kjo ishte veç maja e ajsbergut.

Tirana: Kryeqyteti i kaosit spitalor

Tek urgjenca e QSUT nis problematika.
Ambulanca nuk parkon dot drejt derës sepse aty jan parkuar makina familjarësh, pa shoferë brenda tyre.
Pastaj burokracite; formular pas formulari, firmë pas firme, sikur të ishte ndonjë zyrë taksash dhe jo një qendër që duhet të luftojë me vdekjen çdo sekondë. Ndërkohë, vetë mjekët që flisnin për urgjencën e rastit, për “kohën jetike”, shihnin me duar të lidhura se si koha na ikte mes firmash e formularësh.

Një skaner CT u bë — ‘jashtë radhe’ siç u tha (me të drejtë) — ndërsa një mjek mermeriste: “Pse nuk e bëjmë këtë në Durrës?” Një pyetje që rëndon si gur.
Nuk kam përgjigje.
Askush s’ka.

Pas gjashtë orësh që nga fillimi i simptomave, del diagnoza: trompozë. Mjekja që na informoi nuk kishte shumë për të thënë. “Duhet ndërhyrje mekanike, përndryshe gjendja do përkeqësohet.”
Zgjidhja?
Nuk bëhet në QSUT. Nuk bëhet as në ndonjë nga spitalet rajonale shtetërore…

Na nisin në Spitalin e Sëmundjeve Nervore. Edhe aty — të njëjtën përgjigje. E vetmja mundësi është Trombektomia (ndërhyrja për çbllokimin e enës së gjakut në trú), dhe ajo në Shqipëri bëhet vetëm tek Spitali Amerikan…

Nëse ke parà, ke shpresë. Nëse jo…?!

Në atë moment, gjithçka përfshihet nga një pështjellim i trishtë logjik: jemi në zemër të sistemit shëndetësor shtetëror, në QSUT, në “spitalin më të madh e më të mirë të vendit”, dhe zgjidhja për shpëtimin e një jete është privati.

Na lidhën me Spitalin Amerikan. Pas pak minutash, një telefonatë, një çmim, një vendim i dhimbshëm që duhet marrë – jeta e nënës nuk ka çmim.
Folëm me vëllezërit dhe motrat, dhe vendosëm: – paguajmë, në mes është jeta e nënës. Ndryshe duhet përgaditur ceremonia tjetër…
Pra s’ka zgjidhje.
Ambulanca e spitalit amerikan erdhi. U nisëm.

Ndërkohë, drejt udhës së shpresës dhe nën kumbimin e sirenës së ambulancës, teksa mbaja dorën e nënës – dhe në bisedë me trishtimin tim, disa pyetje më rëndonin si çekan në kokë:

– Sa shqiptarë kanë mundësi të paguajnë këtë shumë për të shpëtuar jetën e nënës së tyre?
– Sa prindër detyrohen nga pamundësia ekonomike që të lënë jetën e fëmijëve të tyre në duart e vdekjes?!
– Sa vëllezër e motra mbulohen me dhé, pasi nuk kanë lek për të gëzuar dhe ca ditë më shumë këtë botë?!
– Sa të afërm përcillen për në botën tjetër prej pamundësisë financiare?!
– Pse nuk kemi një sistem shtetëror të pajisur me ato mjete që shpëtojnë jetë siç i ka privati?
– Si mundet një spital privat të jetë më i pajisur se QSUT qe ka 100 vjet histori dhe një super-buxhet nga pas?
– Përse në spitalin shtetëror pajisjet që të sigurojnë jetën prishen që në fabrikë, ndërsa tek privati punojnë pa pushim 24/24?!
– Përse ndërhyrje të tilla nuk bëhen në spitalet shtetërore, qoftë edhe me pagesë (të arsyeshme ama)?
– Kujt i shërben ky sistem i stërmadh në letër, por bosh në thelb?
Dhe më qesharakja – mjekët që punojnë në spitalin shteteror realizuan ndërhyrjen. Pra mjekët i kemi, por pajisjet – me dashje, jo!

Një sistem që prodhon krizë për të ushqyer tregun

Çfarë kuptimi ka të kemi spitale publike pa pajisje themelore diagnostikuese apo ndërhyrëse?
Si është e mundur që çdo rrugë përfundon te privatët, sikur kjo të ishte një skemë e parashikuar mirë për të kanalizuar paratë publike në xhepat e pak privatëve?

A kemi institucione rregullatore që ndalojnë abuzimin me çmimet tek privati?
Apo thjesht komitete me borde që pasurojnë veten, ndërsa qytetarët hyjnë në borxhe për një shans për të jetuar?

Spitalet shtetërore janë kthyer në korridore të vuajtjes, ku e vetmja rrugëdalje është një derë e mbushur me fatura për diku tjetër. Ato që dikur quheshin “spitale popullore”, sot janë “terminalet e dërgimit në privat”.

Sot, në Shqipëri, kemi një sistem që në letër është “falas për të gjithë”, por në praktikë është bosh. Një sistem që e kanalizon pacientin drejt privatit – me vetëdije, me struktura, me indiferencë.

Mjekët e mirë janë aty, por pa mjetet që u nevojiten. Infermierët janë të lodhur, të pakët dhe të nënvlerësuar. Qytetari është i zbrazët përballë një sistemi që nuk e mbron, por e vë përballë zgjedhjes së pamundur: të marrë borxh, të lypë, ose të humbasë të afërmin e tij.
Nuk kam asgjë për të thënë për mjekët, bënë aq sa mundën, madje duke u marrë dhe me burokracitë krejt të panevojshme.

Ne kemi gjithçka, përveç përkushtimit për njeriun

Po, në letër kemi strategji, plane zhvillimi, reforma. Por çfarë vlejnë ato kur nuk shpëtojnë jetën e mijëra njerëzve që nuk kanë luksin të zgjedhin mes varfërisë dhe jetës?

Një sistem shëndetësor që nuk garanton trajtim bazik, nuk është sistem — është një makineri selektive mbijetese, që funksionon për pak njerëz dhe dëmton shumë të tjerë.

Në fund, ne themi se nëna jonë e shtrenjtë ‘shpëtoi’. Falë privatit, po. Shpëtoi vetëm sepse patëm mundësinë të paguanim.
Dhe kjo, nuk është drejtësi.
Nuk është barazi.
Kjo është një mjekësi e pashpirt, e cila luan bixhoz me jetët e qytetarëve.
Sot, kemi ndërtuar një sistem, i cili falas ofron veç vdekjen.
Thënë ndryshe, prodhon statistika shumë të mira për qeverinë, ndërsa në realitet – shumë arkivole për të pamundurit!

Nga Abdulla Diku

Neutrale July 26, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
19 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
1 day ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
1 day ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
1 day ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
1 day ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?