1 miliard #euro do i japë Ursula Von der Leyen qeverisë së Shqipërisë, Partisë Socialiste. Zgjedhjet e majit patën shumë pak të bënin me demokracinë. Kryeministri #Rama burgos kundërshtarët politikë, vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan blerjen masive të votës, liria e shtypit thuajse nuk ekziston dhe Tik-Tok u mbyll gjatë fushatës. Nga pikëpamja ekonomike, #Shqipëria përfitimet kryesore i ka nga trafiku ndërkombëtar i drogës. #Mafia #shqiptare kontrollon me brutalitet ekstrem trafikun e kokainës dhe marihuanës në mbarë Europën. Shumë miliarda vërshojnë çdo vit në #Tiranë. Qiellgërvishtëse dhe pallate prej xhami mbijnë nga toka, njësoj si në #Dubai. #Qeveria ka pjesën e saj në këtë biznes, korrupsioni është i gjithëpërhapur, aq sa edhe fondacioni Rosa Luksemburg i partisë së majtë gjermane, flet për (citoj) “një kontroll kleptokratik të shtetit nga ana e Partisë Socialiste”. Ekspertët, për këtë arsye e quajnë Shqipërinë “Mafia shtet”, “Kolumbia e Europës”. Ky është vendi që Ursula von der Leyen do ta anëtarësojë në BE.
Unë pyes:
Çfarë përfitojnë qytetarët tanë prej kësaj?
Përse duhet që qytetarët gjermanë të financojnë jetën luksoze të politikanëve të korruptuar dhe bosëve të mafias në #Shqipëri?
Këtë nuk do ta lejojmë!
Ne i themi JO antarësimit në #BE të Shqipërisë.
Ne i themi JO këtij komisioni.
Alexander Sell – Eurodeputet AfD 🇩🇪

