NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
    3 days ago
    IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
    4 days ago
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    4 days ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përparim Gjeka/ SHQIPËRIA MIDIS “HAPI RRUGË TË FORTIT” DHE “HAPI RRUGË TË MENCURIT”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
Kryesore
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
Kryesore Politikë
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
Të tjera
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
Kryesore Politikë
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përparim Gjeka/ SHQIPËRIA MIDIS “HAPI RRUGË TË FORTIT” DHE “HAPI RRUGË TË MENCURIT”

Neutrale
Last updated: 2025/07/22 at 12:05 PM
Neutrale 10 months ago
Share
SHARE

I. Mësime historike

Shumë kryengritje e shumë gjak u derdh para e në vigjilje të shpalljes së pavarësisë e fillimit të shtetit shqiptar, por themelimi i tij në 1912 u bë vetëm kur u njoh dhe u mbështet si udhëheqës një personalitet i mençur dhe i spikatur si Ismail Qemali, me lidhjet e duhura ndërkombëtare dhe orientimin e saktë në kohën e duhur. Edhe konsolidimi i shtetit shqiptar u bë nga organizimi dhe mbledhja e më të mençurve të kohës në Kongresin e Lushnjës në Janar 1920. Problemet me shtetin tonë filluan që kur të fortët, të eturit për pushtet filluan të imponojnë veten mbi të tjerët duke filluar me Esat Toptanin e Ahmet Zogun, pastaj Fan Nolin që erdhi në pushtet nëpërmjet dhunës e më pas përsëri Zogu që e rimori dhe e konsolidoi pushtetin nëpërmjet dhunës;

Enver Hoxha u soll në krye të komunistëve me imponim nga jugosllavët, e fitoi pushtetin me gjak kundërshtarësh politikë dhe e mbajti me gjak duke vrarë shokët e vet, duke i hapur rrugë Ramiz Alisë po me dhunë e gjak me eliminimin e Mehmet Shehut e Kadri Hazbiut;

Sali Berisha iu imponua Lëvizjes së Dhjetorit dhe Partisë Demokratike si lider pasi falënderoi edhe publikisht “shokun Ramiz” për mundësinë e demokracisë, e mbajti dhe konsolidoi pushtetin me dhunë brenda dhe jashtë PD me përjashtime nga drejtimi i partisë dhe përndjekje të figurave të spikatura të asaj lëvizjeje dhe institucioneve të shtetit të ri demokratik si deputeti N. Ceka, kryetari i PD E. Selami, Kryetari i Gjykatës së Kasacionit Z. Brozi, kryetari i Sindikatave A. Hajdari, kryetari i Dhomës së Tregtisë Z. Hoxha etj. deri te gjakosja e zgjedhjeve në 1996; Fatos Nano erdhi në pushtet pas dhunës së trazirave të firmave piramidale e rënies së shtetit në Jug;

Edvin Rama erdhi në politikë si imponim i lobit Sorosist dhe i përkedhelur i lobit komunist si djali i Kristaqit dhe i Netës, nip Blloku, me sepatë në dorë si kryebashkiak dhe me bllok në dorë për eliminimin politik të figurave të mençura të Partisë Socialiste duke përfunduar me figura me arsimim të pakët e të dyshimtë si E. Veliaj, E. Spiropali, B. Balluku etj. Pushteti i të fortit të lagjes të dominuar nga ai vetë është fytyra e shtetit autokratik që ka ndërtuar Rama, e prandaj Shqipëria nuk bën përpara.

II. Politika aktuale

Mentaliteti i të fortit në politikën shqiptare ka zënë rrënjë të thella në subkoshiencën e popullit dhe vota më shumë marrin pikërisht ata liderë që japin imazhin e të fortit dhe kush perceptohet më i forti merr pushtetin e radhës. Këtij mentaliteti për fat të keq nuk i kanë shpëtuar as metonjësit e rinj për liderë politikë edhe në zgjedhjet e fundit; me dorë të hekurt, pra metaforikisht me sepatë në dorë dominojnë dominionet e tyre politike dhe eliminojnë pa mëshirë ose filtrojnë organet drejtuese me yesman-ë që nga A. Lapaj, A. Shehaj, A. Qorri etj.
Mentaliteti dhe praktika e forcës me stërkembësha e kërcënime u manifestua edhe në zgjidhjen e problemit të mandatit të deputetit Lapaj-Shabani.

Pikërisht ky mentalitet i imponimit dhe forcës mbi mençurinë dhe zotësinë politike, një imitim i shëmtuar i liderëve politikë historikë e bën të pashpresë shpresën se ndryshimi i trajektores së zhvillimit të vendit do të vijë nga politika aktuale. Manifestimi i forcës mbi mençurinë nga çdo lider politik nuk është gjë tjetër veçse manifestim i dobësisë, frikës dhe mosbesimit të tyre te vetja se vërtet mund të bëhen me mjete demokratike liderë të kombit.

Mendoni sikur Ismail Qemal Vlora të frikësohej sepse dikush tjetër do kishte arritur më shpejt në Vlorë dhe do shpallte pavarësinë. Edhe nëse e shpallte nuk do i njihej, as nga shumica e popullit dhe as nga fuqitë e mëdha. Ishte pikërisht ai sepse kishte përbashkuar shumicën e atdhetarëve të kombit në një ide dhe në plan konkret të dakorduar ose të nënkuptuar me gjithë faktorët politikë brenda dhe jashtë vendit. Fuqia e tij, ishte fuqi e butë, fuqi e mençurisë, talentit, vendosmërisë, shumices, epokës.

Mandela, Gandi, Ibrahim Rugova, e pak të ngjashëm me ta erdhën në krye si rezultat i mençurisë natyrale ndriçuese, sakrificës njerëzore, karizmës politike, thjeshtësisë deri në përulje para popullit dhe diçka tjetër që pak e theksojnë, por që flet qartë për karakterin e tyre; mendoni sikur Rugova të luftonte pas krahëve Adem Demacin ose të tjerë të spikatur në luftën e përbashkët.

Nëse ideali dhe qëllimi është i përbashkët, interesi i gjithkujt është e duhet të jetë të shohë sa më shumë të ngjashëm të kontribuojnë sa më shumë e të shkëlqejnë sa më shumë në të njëjtën platformë, që të rritet fuqia e butë e idesë që rrëmben zemrat e popullit, që krijon frymën e fitores.

Çdo rrugë tjetër, është rrugë qorre, edhe nëse arrihet të merret pushteti nga dikush me rrugën e forcës, forcës së parasë, makiavelizmit politik apo bashkëpunimit të paprinciptë me të keqen, rruga përsëri do të ishte qorre për prosperitetin e vendit tonë, ashtu si ka treguar historia.

III. Faktorët e tjerë politikë

Regjimet me tipare autokratike deri diktatoriale si ky aktuali në Shqipëri nuk bien vetëm vete, duhet një shtytje, një shkëndijë, një protestë, një organizim. Aq sa i fortë dukej shteti i Ramizit, aq shpejt ra nga fuqia e butë e organizuar e studentëve, intelektualëve dhe punëtorëve në dhjetorin e 90 deri marsin 92.

Sa më shumë reprezalje bënte makineria serbe e Milloshevicit në Kosovën e pas 1989-s aq më tepër rritej fuqia e butë e organizimit paralel e shtetit të Kosovës me Lidhjen Demokratike të Kosovës e Rugovën si president i zgjedhur i saj, me arsimin paralel, qeverinë në mërgim, kontributin e diasporës etj.

Pra në çdo sistem force, sipas ligjit të trete të Njutonit ka përplasje forcash në fakt me të njëjtin intensitet, vetëm se ushtrohen mbi objekte të ndryshme prandaj nuk kanë fuqi dhe rezultat të barabartë. Në këtë prizëm, forca që ushtron makineria shtetërore shtypëse e pushtetit aktual edhe nëse bëhet akoma më e fortë, përsëri përballohet nga një shoqëri amorfe që shpërndahet, një pjesë në emigracion, një pjesë afrohet e ngjitet me pushtetin, e pjesa tjetër ul më tepër kurrizin e duron goditje edhe më të mëdha, edhe ato goditje që do duhej të shpërndaheshin pak a shumë uniforme mbi të gjithë.

Kjo pjesë e shtypur e shoqërisë është edhe tharmi i përballjes me pushtetin, e që ndahet në tre pjesë me rëndësi politike:

a). shoqëria e angazhuar civile dhe shtresa e mesme e ndershme, profesionistë të zhveshur nga mundësitë për të ecur përpara në karriere me meritokraci

b. Sipërmarrësit e mesëm dhe të vegjël që preken nga konkurrenca e pandershme e oligopoleve, rënëqafja e shtetit me taksa e tatime pafre, përfshirë mossubvencionimin e duhur dhe moskrijimin e kushteve zhvillimore ekonomike në përgjithësi e shpopullimin e vendit,

c. Punëtorë e fshatarë që u rriten perdite çmimet e listës bazë të jetesës dhe nuk rrisin dot fëmijët në normalitet e dinjitet.

Këta tre faktorë politikë në tentativë, me sa kam kam vëzhguar e kam marrë takime këtë vit me përfaqësues nga të gjithë shtresat, kanë këto sjellje dhe karakteristika të përbashkëta që e bëjnë shumë të vështirë përballjen me regjimin:

1. mungon besimi se ky regjim mund të shembet me forcën e fuqisë së butë, edhe përfaqësuesit më të spikatur e më të avancuar brenda vendit nuk e kanë atë rebelizmin, optimizmin dhe shkëndijën brenda vetes që mund ta rrezatonin e ndiznin shpresë te një numer më i madh grupor.

2. Të gjithë janë në fazën e konstatimeve dhe ankesave ndaj regjimit, por pak përballje konkrete me protesta të organizuara, me denoncime në media, me ndjekje në rrugë ligjore etj. Nuk ka ide dhe plan konkret të shpalosur se si mund të arrihet fuqia e madhe e butë.

3. Nuk ka organizime të spikatura dhe solidaritet midis sitengjashmëve brenda tre grupimeve të përmendura por edhe midis tyre e bashkë të gjithë për problemin madhor, ndryshimin e regjimit. Ka rivalitete e paragjykime, ka mosbesim reciprok.

IV. Zgjidhje politike

Nga parashtrimet e mësipërme dalin disa parakushte për zgjidhje politike.

1. Duhet kuptuar se eshtë praktikisht e pamundur anëtarësimi në BE edhe nëse Shqipëria kalon me sukses kapitujt teorikë të negociatave me këtë qeveri e cila ka përkeqësuar indikatorët bazë; zgjedhje te lira, shtet i së drejtës me radhë 10 vjeçare në sistemin e drejtësisë, rritje dhe jo luftim i qeverisë korrupsionit, administratë e fryrë joproduktive, strukturë ekonomike jorentabile me borxh publik e deficit buxhetor të lartë, rritje dhe jo ulje e varfërisë, mungesë fuqie punëtore dhe mungesë konkurrence në ekonomi, pronë të pazgjidhura dhe mbivendosje pronash, sistem shëndetësor, arsimor kaotik, infrastrukturë urbane të munguar etj. Prandaj kontradikta zgjidhet vetem me qeveri te re.

2. Ndryshimi i vërtetë në Republikën e Shqipërisë mund të vijë vetëm si rezultat i ngjizjes dhe ushtrimit të fuqisë së butë popullore – të organizuar nga një formë e demokracisë së drejtpërdrejtë prej një grupi të mençur intelektualësh në bashkëpunim të plotë me tre faktorët politikë në tentativë; shoqëri civile shtresë e mesme e ndershme, sipërmarrje e ndershme, punëtorë me kërkesa ndaj jetës, dhe jo prej liderëve politikë të fortë e jo të mençur.

3. Duke qenë se brenda vendit është vrarë shpresa dhe shpirti rebel, shkëndija duhet të vijë nga diaspora, e cila ka parë më mirë jashtë, nuk e ka frikë regjimin dhe nuk mund të pajtohet me zhvillimin aktual.

4. Liderët politikë opozitarë aktualë dhe partitë e tyre, edhe pse të vetëm e të gjithë bashkë nuk arritën dhe nuk mund të arrijnë rotacion politik edhe në të ardhmen, ata kanë fuqi elektorale dhe ndjekës fanatikë të cilët janë aset opozitar, prandaj do duhej të përfshiheshin në frontin opozitar të fuqisë së butë në veprim, por pa rol protagonist.

5. Fuqia e butë opozitare do duhej të kanalizohej te kërkesa politike për mosnjohje të këtij lloj sistemi politik ku praktikisht nuk ka ndarje pushtetesh, por kryeministri është autokrati që dirigjon, ndikon dhe vendos; kanalizim për ndryshim të rregullave të lojës politike me bazë drejtësinë dhe meritokracinë, për një republikë të popullit, për popullin dhe me popullin.

6. Ajo që i mungon kësaj iniciative opozitare që do përbënte indin përbashkues dhe flakëndezës të opozicionit të ri, është pikërisht kjo trupe e ndërgjegjshme njerëzish të mençur, që e kupton situatën e mësipërme pak a shumë njëlloj dhe janë të përkushtuar të japin për vendin e jo për veten e tyre. Mungesa tjetër janë financimet e ndershme nga sipermarres brenda e jashte vendit për këtë iniciativë që i ka ardhur koha, si karburant dhe lubrifikant për punë konkrete me më shumë njerëz për bashkimin e tyre. Bashkimi bën fuqinë, bashkimi i butë (pa ego te forta personale) bën fuqinë e butë që i duhet vendit më shumë se asnjëherë. Po nuk u bë nga brezi ynë që jemi akoma të lidhur me tokën, fisin dhe vendin tonë, rreziku i shfarosjes kombëtare nuk është imagjinatë.

22 korrik 2025

Neutrale July 22, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri
2 days ago
Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj
3 days ago
Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në
4 days ago
IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD
4 days ago
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
4 days ago

Presidenti i Këshillit Europian Antonio Costa konfirmon vizitën në Shqipëri

Kryesia miraton risitë dhe ndryshimet e propozuara në statutin e PD, vendimmarrja i takon Kuvendit të partisë që mblidhet më 30 maj

Zv/kryeministrja Albana Koçiu: Shqipëria sot hyn në një fazë të re të negociatave me BE-në

IDC-CDI uron Berishën për zgjedhjen kryetar i PD

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?