Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka pritur sot në takim Ambasadorin e Spanjës, Gabriel Cremades Ventura.
Lajmin e ka përcjell në rrjetet sociale vetë kryeparlamentarja, si më poshtë:
🇦🇱🤝🇪🇸 Me urimet më të mira për misionin e tij në Shqipëri, mirëprita Ambasadorin e Spanjës, Gabriel Cremades Ventura.
Intensifikimi i diplomacisë parlamentare është thelbësor për forcimin e bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh.
Spanja mbetet një mbështetëse e çmuar në rrugëtimin tonë europian dhe konfirmon mbështetjen për objektivin strategjik kombëtar të Shqipërisë për anëtarësim në BE 🇪🇺 brenda 2030.

