Reagimi i plotë:
Lexova rastësisht një opinion që thoshte se universitetet shqiptare mund t’i gjejnë studentët që iu mungojnë duke ftuar studentë kinezë, pakistanezë dhe indianë, etj., që të vijnë të bëjnë studimet këtu.
Ore, e keni idenë se në çfarë niveli janë universitetet kineze, indiane, përse jo edhe pakistanase, dhe për çfarë tregjesh i përgatisin studentët e tyre ato?
Mos bëni shakara të rënda se është edhe vapë!
E dini ambicjen e studentëve të atyre vendeve apo ju duket India dhe Kina siç kanë qenë në epokën e urisë së madhe!
Apo jeni viktima të paragjykimeve etnocentrike?
Po ecët me këto mentalitete, e zhytët edhe më keq gjendjen tonë!

