Vetëm 3.31 % e popullsisë së Kosovës janë të komunitetit Serb.
Vetëm 9 % e popullsisë totale të Kosovës përfshirë edhe komunitetin serb i përkasin komuniteteve joshqiptare!
Me marrëveshjen e Ahtisarit dhe pra edhe me kushtetutë kanë 20 vende të garantuara në Kuvendin e Kosovës.
Ç’është më e rënda ata kanë të drejtën e vetos dhe asnjë nen i Kushtetutës se Kosovës nuk mund të ndryshohet pa dakordësinë e tyre.
Që të jemi të qartë dhe ta themi troç e shqip serbet e Kosovës pra 3.3 % e tyre mbajnë peng 97 % që nuk janë Serbë!
E ashtquajtura pavarësi e Kosovës me kete lloj marrëveshje që i ka lënë Ahtisari dhe të huajt e tjerë në fakt është sundim i 3%shit serb mbi shumicën joserbe.
Ky lloj diskriminimi pozitiv i serbëve e mban dhe do ta mbajë gjithmonë peng Kosovën nëse nuk ndryshohet!
Ekstraterritorialiteti i kishave dhe manastireve të ashtquajtura serbe që në realitet janë kisha të vjetra shqiptare të konvertuara në serbe është një tjetêr krim i kryer nga ata që negociuan në emër të Kosovës gjatë negociateve te Vjenës pra atyre negociatave që finalizuan marrëveshjen Ahtisari!
Sa naive nga pala shqiptare dhe çfarë pasojash drastike ka prodhuar ky plan për Kosovën dhe ka hapur tunelin Serbisë për ta rrënuar pambarimisht pavarësinë dhe shtetësinë edhe ashtu shumê të brishtë të saj!
Kosova mbetet laboratori “sui generis” i fuqive të mëdha për të dëshmuar se si një pakicë e lazdruar dhe skajshmërisht e privilegjuar mban peng dhe nën thundër një shtet të tërë dhe bile arrin edhe të viktimizohet!


