Zeqir Kordhoni, që kryeson listën e koalicionit midis Adriatik Lapaj dhe Endri Shabanit, i ka shkruar sot KQZ-së se ai dëshiron të marrë mandatin.
Kjo nënkupton që nëse ai nuk tërhiqet, mandatin e deputetit nuk e merr nuk Lapaj.
Pikërisht për këtë fakt ka reaguar po sot Adriatik Lapaj duke akuzuar posaçërisht Endri Shabanin si “aleat” dhe nip të Kordhonit, por edhe gjithë spektrin politik.
Më poshtë reagimi i Lapaj:
Është angazhuar gjithë këneta si e si të mos shkoj unë në Kuvend. Po sa tmerr më keni?! O të mjerë, unë nuk pranoj shantazh e as shitem.
Zeqiri (dajo i Endrit) dhe nipi i tij Endri Shabani të cilit i shtriva dorën e bashkimit nuk do marrin asnjë mandat. Qameti do ndalojnë mua të shkoj në Parlament.
Është një popull i tërë dëshmitar se Endri Shabani u angazhua për hapjen e listave dhe doli garant për familjarët e vetë.
Nëse Endri Shabani do të mbahet mend kështu në jetën publike, mbarë u shkoftë bashkë me dajon!
Jam krenar që u luftova nga çdo anë dhe nuk u ndala! U luftova nga Rama, Saliu dhe këta “të rinjtë”, deri dhe te ky që e futa në gji…nga të gjithë.
Ndaj meje dhe krejt ekipit të Lëvizjes Shqipëria Bëhet po konsumohet publikisht PADREJTËSI!
Populli do gjykojë.

