Gjatë vizitës një ditore në Ohër, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj u takua edhe me z. Ali Ahmeti.
Reagimi i Begaj në platformën X:
Me Ali Ahmetin është gjithmonë kënaqësi të takohesh e të ndash mendime. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë faktor vendimtar shtetformues dhe mbështetës të palëkundur të rrugës Euroatlantike të vendit, duke dëshmuar ngahera përkushtim ndaj paqes, stabilitetit, bashkëjetesës dhe vlerave demokratike.

