NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    4 hours ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    21 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    1 day ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ 35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë..
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Prokurorja e Shkodrës, ose “Gjeli” i munguar në drejtësi

Neutrale
Last updated: 2025/07/11 at 3:19 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Përdorja e drejtësisë, pretendimi se ajo është kioskë e qeverisë, për Ramën është fakt, për shoqërinë akt, për ndërkombëtarët ende pak, për qytetarët fatkeqësisht një batak. Sulmi kanibal qeveritar kur hetimet ose jo, nuk i shkojnë pas midesë Edi Ramës, u përsërit ndaj prokurores së Prokurorisë së Juridiksionit të Shkodrës zonjës Elsa Gjeli. Unë nuk e njoh as e kam takuar ndonjëherë zonjën prokurore. Por, ajo çfarë ndodh dhe dinjiteti i reagimit profesional dhe moral të saj publikisht, është saktësisht “Gjeli” rastësisht përkon me mbiemrin, i munguar në sistemin tonë të drejtësisë. Përroit qeveritar të kryeministrit, me një leksik të përvëlimit diellor, me trysni të organizuar, shpifje e fyerje identifikuese të autorit, iu ngjit menjëherë ministri Ulësi Mania, duke sajuar një hartim poshtërues të përdorjes. Në fletërrufenë e tij, ku perceptohej një vendim që duhej të merrnin të varurit e institucioneve të pavarura, kishte edhe shprehje fyese. Drejtësimadhi Mania, duke ftilluar lëmin juridik, që nuk është askund krahasuar me nivelin e kualifikimit të magjistrates Gjeli, rrëmon mediokritetin e tij duke pohuar ndër të tjera se “…Referimi në arsyetimin e vendimit të mosfillimit tek një ligj i shfuqizuar, tregon varfëri intelektuale në njohuritë mbi ligjin, mungesë trajnimi vazhdues në fushën e ligjit, njohuri të cunguara në fushën e ligjit dhe paaftësi profesionale…” Se na paska kapërcyer dhe rivlerësimin e KPK e KPA, Magjistraturën magjike zoti minister, me shërbimin ekspres ligjor ndaj shefit. Saga e shërbyer publikisht ka inters të klientëve të qeverisë në Theth dhe sulmi barbar ndaj prokurores, bëhet për të trembur më tej banorët. Shikoni urtohuni se do të shkoni në burg, nëse reagoni, Po po. Tani pas zgjedhjeve, bash kur dikush u kujtua me 23 dhe 28 maj 2025, të përcillte një kallzim, duke e konsideruar kundravajtje administrative, vënien në një oborr të 10 kontenierëve, e ku prokurorja kreu veprimet hetimore. Prokurorja Gjeli ka vënë në dijeni edhe drejtuein e Prokurorisë për veprimet e saj duke vepruar në formën e kërkuar nga ligji. Vrapi Ramë-Ulësiut në ILD, urdhëri i tyre për Inspektorin, është dëshmi e varësisë së drejtësisë, ku gjithnjë është një shteg për të sulmuar të pabindurit e pushtetit, kur ata sillen si punonjës të shtetit. KLP një anemike si aneks qeveritar, reagon vetëm kur oreksi i shef Ramës e kërkon fjalinë e tyre. Në të kundërt ata janë turistë gjithë vitin. Ata, KLP e KLGJ, rrëshqanas kanë mbyllur gojën, madje kanë shpërndarë të pavërteta publike, si KLGJ në rastin e gjyqtares Irenë, me fshehje e mashtrime të dosjes, por ku kujtesa e të pavarurve varej nga qeveria.
Në Theth, subjekti është në pronën e tij. Kërkon të jetojë me pronën e tij. Por Becëria e pandehur, nuk i japin leje, sepse nuk ka dokumente pronësie dhe nga ana tjetër, nuk i japin pronën mijëravjeçare se nuk duan ti japin leje. Natyrisht banorët e Thethit nuk kanë njohje me “Sinaloan”, se do i kishin marrë brenda ditës letrat edhe të maleve në vendin fqinj. Tani ka dërguar forcat me kallashnikov Rama. Do ua grabisë me luftë pronën. Kur cënohet ndonjë prokuror apo gjyqtar për shkak të përdorjes nga qeveria, KLP e KLGJ bëjnë garë kush të bërtasë i pari. Në rastin e prokurores së Shkodrës, zonjës Gjeli, ata dëshmojnë se janë punëtorë të PS dhe jo njerëz të një drejtësie me demek të reformuar. Siç rrinë e çojnë dorën, nga fryjnë erërat e qeverisë dhe ambasadave nëpër votime. Por dje, as deri të fotokopja qëndrimit të kreut të Delegacionit të BE Gonzato, nuk arritën dot të shkojnë.
Kryegjykatësi Rama nën dalldinë e kërkesave të ortakëve paszgjedhorë, shkruan tekstin për KLP dhe ILD, se sipas tij, prokurorja na paska hedhur në kosh një krim të shumëfishtë!! Po për vëlla Olsin e “Xibrakës” cili prokuror e hodhi në kosh krimin e shumëfishtë?!!
Përfaqësueja e drejtësisë paska mbrojtur shkatërrimin e pronës!!
Po në Shkodër cili gjyqtar për investitorin strategjik në qeli Pëllumb Gjoka e mbrojti shkatërrimin e pronës publike e private?!
Paska vepruar në mënyrë arbitrare të dyshimtë,?!
Po për Benet Becin a nuk vepruan në mënyrë arbitrare e të dyshimtë duke e mbajtur të fshehtë e vonuar marrjen të pandehur sa prokurorë e gjyqtarë bashkë, madje specialë?!!
Po për mosthirrjen për të dëshmuar për inceneratorin e Tiranës, si firmëtar i dhënies së bonusit kompanisë fantazmë që nuk ekzistonte cili prokuror duhet lëvduar, si i emërton Rama ata?
Po për mosthirrjen për të dëshmuar për Rama-MecGonigal si i vlerëson ai sërish prokurorët specialë?
Po për investimet strategjike dhënë emrave të shumtë të botës së Mafies, trafikantëve ndërkombëtarë të drogës, nga zyra e drejtuar prej tij, e mos-hetimin e tyre, si i këshillon Rama përokurorët sërish specialë?! Ka një pafundësi pyetjesh.
Por lajmi i mirë është prokurorja Gjeli. Ajo dëshmoi se drejtësia dhe sëmundja e saj duhen shëruar, ndarja e pushteteve është shenjtëri kushtetuese. Reagoi dhe foli sepse nëse do të kishte pasur mëkat tjetër professional, Rama dhe ushtria e tij servile nuk do e kishin kursyer. Zonja Gjeli, është për tu falenderuar, ndërkohë që institucionet e pavarura që varen nga sms-të e Ramës janë të turpëruara. Zonja i betohet Kushtetutës jo Ramës, jo qeverisë, jo partive. Po Drjetësisë sonë i mungon vërtet një “Gjel”. Historia edhe ajo juridike, ka mekanizma rastësorë të çuditshëm. Përse jo..!!

Neutrale July 11, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
4 hours ago
Basir Çollaku/ 35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë..
4 hours ago
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
21 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
1 day ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
1 day ago

Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit

Basir Çollaku/ 35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë..

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?