Orizi është një nga drithërat më të konsumuar në botë dhe pjesë e rëndësishme e shumë kuzhinave tradicionale. Por orizi është nga kulturat që përthith më shumë arsenik nga toka dhe uji
Arseniku në oriz zakonisht është në formë inorganike, e cila është forma më toksike për njeriun. Marrja kronike e arsenikut inorganik është lidhur me:
✅ Kancer (lëkurë, mushkëri, mëlçi, vezore)
✅ Sëmundje kardiovaskulare
✅ Diabet tip 2
✅ Dëmtime neurologjike te fëmijët
✅ Dëmtime të mëlçisë
✅ Anemi,Fertitet,Tirode,Demtim kockash etj
ORIZI ME ME SHUME ARSENIK
⭐ SHBA (sidomos jugu – Arkansas, Louisiana, Teksas) ka tokë të ndotur nga pesticide
⭐ Bangladesh, India , VietNam, Kamboxhia, Kina – probleme të mëdha me arsenikun në ujërat e ujitjes.
⭐ Edhe Itali (zona e orizit Arborio) ka pasur raste me nivele të larta.
🌾 Orizi i bardhë apo ai kaf – cili ka më shumë arsenik?
✅ Orizi kaf ka më shumë arsenik sesa ai i bardhë.
Sepse arseniku grumbullohet në shtresën e jashtme të kokrrës (krundet).
✅ Kur orizi qërohet për t’u bërë i bardhë, kjo shtresë hiqet dhe arseniku zvogëlohet.
✅ Testime të ndryshme tregojnë që orizi kaf ka ~30–80% më shumë arsenik inorganik se orizi i bardhë i të njëjtës origjinë.
✅ Cilat lloje orizi kanë më pak arsenik?
✅ Orizi Basmati kryesisht i Pakistanit por dhe Indisë– më pak përthithës i arsenikut.
✅ Orizi Jasmine (Tajlandë) – gjithashtu më pak përthithës.
⚠️Pse kanë këto orizë më pak arsenik?
⭐ Varietetet si Basmati dhe Jasmine janë natyrshëm më pak përthithës.
⭐ Tokat dhe uji në shumë rajone të Indisë, Pakistanit dhe Tajlandës janë më të pastra ose përdorin ujitje të kontrolluar.
💧 A e heq shpëlarja arsenikun?
✅ Shpëlarja me ujë e orizit para zierjes:
⭐ Ul arsenikun me ~10–20%.
⭐ Heq pluhurin dhe arsenikun sipërfaqësor, por nuk heq atë që është brenda kokrrës.
🍲 Metoda më efektive në shtëpi:
📌Shpëlarja 3-4 herë sa te behet uji i paster.
📌Zierje ne uje 3-4 minuta dhe derdhet
📌Zierja pa kapak ne mase uji 1-5 dhe kullohet ne fund se arseniku qëndron ne ujë
✅ Kjo metodë ul arsenikun me ~75-80 %
✅ Kjo është mënyra më e mirë dhe më praktike për të ulur arsenikun në shtëpi.
⚠️KAVERDISJA PER TA BERE KOKRRIZOR NE FUND ESHTE ME E RREZIKSHMJA!
❤️Këshilla ime shtesë për familjen
✨ Ndrysho drithërat: përdor edhe quinoa, tërshërë, elb.
✨ Alterno orizin e bardhë dhe atë kaf – për fëmijët përdor më shumë të bardhë.
✨ Zgjidh varietete më të sigurta si Basmati dhe Jasmine.
✨ Kujdesu për origjinën – kontrollo etiketën dhe burimin.
🧡 Kujdesi i vogël në kuzhinë = shëndet më i madh për familjen tuaj!
Altin Joka (Nutricionist)

