Në Vlorë Kryeministri kërkoi dorëheqjen se Transballkaniken e pastronte vetë.
Në Durres nuk kërkoi asnjë dorëheqje .
Por plazhit publik të Lalzit që nuk e pastron tash 12 vite as Bashkia as Kryeministri si i bëhet ?
Hajde për një pastrim në Lalz ( të ndihmoj edhe unë ) edhe do të kuptosh sa vite ka që nuk pastrohet edhe do të shkarkosh si “Zhukovin në ajër” edhe Kryetaren e Bashkisë Durrës !
Shkundja që i bëre Dredhës lexova që i kishte pëlqyer dhe i kishte bërë mirë, megjithëse ndërmarrja e Ujësjellësit nuk varet nga ai EDHE vendgrumbullimin e plehrave nuk ja dha ai në menaxhim Zotos.
Ndaj shko shkunde sa herë të ta këtë enda ty apo sa herë ai “mosmirenjohës” nuk plotëson tekat e “Lajeve” deputete të cilat duke u përpjekur për popullin mezi arrijnë të rregullojnë diçka për vete, por mos u lodh të justifikosh “shkundjen e pëlqyer” as me pastrimin e as me furnizimin me ujë !
Fundja të gjithë ata që ke rreth vetes frymojnë në pushtet fal teje. Ti i heq e ti i vendos (përshembull Vilma Bellon do ta kishte votuar populli i Vlorës pa e zgjedhur ti në fillim ? JOOOOOOO! Po Dredha do t’i kishte marrë votat e popullit për Kryetar po të mos ishte i zgjedhuri yt? JOOOOOOO) .
Kështu që mos u lodh të justifikohesh. Boll ke mbi shpinë.
Tani që institucionet kanë renë e rregullat janë shkatërruar do të duhet të pastrosh e menaxhosh vetë çdo m2 të Shqipërisë !
Madje edhe kur themi dita 1000 , tani ka filluar të na duket pak !

