23-vjeçari, Renis Dobra, nga Burreli u gjet pa shenja jete pranë liqenit të Shkopetit në fshatin Madhesh të Matit
Mediat njoftojnë se mbrëmjen e djeshme, babai i viktimës, shtetasi Rufat Dobra kishte bërë kallëzim në komisariatin e Matit ku kishte denoncuar se kishte humbur kontaktet me të birin dhe kërkonte ndihmën e uniformave blu për gjetjen e tij.
Pas disa orësh kërkime, ai u gjet i pajetë, teksa sipas Policisë automjeti i të riut dyshohet se ka rënë në liqenin e Shkopetit. Policia nuk e saktëson shkakun e vdekjes së 23-vjeçarit, por mediat raportojnë se i riu dyshohet se është mbytur nga persona ende të paidentifikuar.
Këto dyshime përforcohen më tepër mbasi ka shenja të dukshme rreth qafës.
Grupi i ekspertëve po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

