Mbasi ka kryer 2/3 e dënimit në burgun e Fierit, ish- deputeti i PD- së, Ervin Salianji, është rikthyer në liri, Gjykata ka miratuar kërkesën e tij, pasi që edhe Prokuroria dha pëlqimin për lirimin e tij me kusht.
Salianji, i cili kërkonte lirinë me kusht, mbërriti në Gjykatën e Fierit, rreth orës 11:00. Ai mbërriti në Gjykatë me furgonin e policisë dhe me pranga në duar u fut brenda godinës i shoqëruar nga efektivët
Shërbimi i provës ka paraqitur para togave të zeza raportin e saj për Salianjin. Ish- deputeti demokrat, PD dhe opozita, e konsideruan politike burgosjen, e cila sot mori fund duke e rikthyer Salianjin në liri.

