Ish-ministri rus i Transportit, Roman Starovoyt, raportohet se është vetëvrarë disa orë pas shkarkimit zyrtar nga presidenti Vladimir Putin.
Sipas autoriteteve, agjencitë ndërkombëtare raportojnë se trupi i Starovoyt është gjetur në një periferi të Moskës, dhe vetëvrasja po konsiderohet si shkaku më i mundshëm i vdekjes.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, sipas The Moskow Times, ka deklaruar se hetuesit e policisë “po punojnë në vendngjarje për të përcaktuar” shkakun e vdekjes, duke shtuar se gjetjet paraprake tregojnë për vetëvrasje. Megjithatë, raportime të pakonfirmuara në shtypin rus pretendojnë se trupi i ish-ministrit në fakt ishte gjetur të shtunën.

