Pa panik, thjesht një flluskë ndërtimi që plasi si tullumbacja e një fëmije… me emër në Panama.
➖Çmimet në rënie?
Normal!
Kur ndërton për kokainën dhe jo për qytetarin, tregu të fal… deri sa të të fundosë.👎
Në këtë Tiranë, nuk ndërtohet për jetesë, por për të fshehur paratë.
Për çdo çift që s’ka ku fle, ka një “investitor strategjik” që fle mbi 300 apartamente bosh.
Për çdo familje në varfëri, ka një kullë me pishinë në katin e 25, që s’ka as ujë të pijshëm, as kanalizime.
➖Për çfarë tjetër na duhen kanalizimet, kur të gjithë mutin po e pompojmë në sistem?
Dhe ndërkohë, Edi Rama si një “Le Corbusier i krimit” – bashkon vizionin e mafias me betejat urbane të miellit… ndërton pa plan, shemb pa gjykatë, dhe qesh me statuja.🥹
➖Qytetarët e ndershëm?
Ata presin radhën për një kredi që s’mbaron kurrë.
Të vetmit që blejnë në kohë krize, janë ata që s’kanë punuar asnjë ditë në jetë… por kanë “punuar shumë jashtë”.
♦️Tirana është kthyer në Dubai-n e kriminelëve anonimë, dhe në Varfanjakun e qytetarit shqiptar.
Po nuk u ndal kjo katrahurë, do na duhen jo arkitektë, por arkeologë… për të gjetur se ku ishte dikur qyteti.
Nga Albert Zadrima