NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    3 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ JAVA 7 E RAMA 8
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ JAVA 7 E RAMA 8

Neutrale
Last updated: 2025/07/05 at 5:12 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

1
Gjashtë ditë flakë, tym, ndotje toksike vrasëse në Elbasan, një përpjekje kriminale për të fshehur genocidin financiar me histori inceneratorësh dhe asnjë prokuror me Pak e SPAK nuk e ka luajtur fundshpinën vendit, për të vënë dorë në plagë. Pak ditë më herët, Vlora ishte një fotokopje e ngjashme keqbërësish. Përpjekja barbare për të fshehur me zjarr të qëllimshëm prova të një hetimit 8-vjeçarë, ku janë masakruar qindra milionë euro.
2
Në Fier ndonëse kallzimet janë të panumërta prej vitesh, për Albpetrol e nuk numërohen skandalet e pafundme korruptive, me kompani të shumta nafte si Bankers, por jo vetëm, prokuroria kujtohet të mësyjë me arreste. Ndoshta licenca duhet të ndërrojë duar me skemë hetimore. Të presim pronarët e rinj, ndonjë premtim-Pazar i fshehtë elektoral i Ramës. Kur ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla, denonconte se ish-ambasadori amerikan Donald Lu i kishte kërkuar mos-hetim, pra vijim vjedhjeje, për një kompani të madhe se ashtu ishte një muhabet, nuk zukati askush nga drejtësia. Madje u skuthërua edhe politika, sepse Lu-ja kishte oreks të panjohur deri tani. Por Llalla u dënua me porosi për këtë kallzim, ndoshta disi të vonuar, e jo tërësisht të njohur me detaje shumë interesante nëpër cd e përgjime.

3
Në Vlorë turret kryeministri, samitmërzituri i dështuar, i çoroditur nga Antimafia italiane, DEA amerikane e ndonjë shkrepje gjermane apo SPAK-u, duke bërë trimin e madh në një bashki, ku 21 drejtorë, thua të ishin në një kompani private u dorëhoqën se u tha ai, i gjati. Ata dëshmuan se diku janë kapur, e kanë frikë të thonë jo. Më mirë të ishin shkarkuar. Meqë kanë besim te drejtësia. Apo ç’e do?!. Ata e dinë se drejtësia e ka kokën te partia. Një Vlorë e ndotur në sezon turistik, pa ujë, si një zonë lufte, pret shpëtimtarin e trullosur pas nakatosjes së mospëlqyeshmërisë ndaj tij nëpër Bruksel e Uashington. Kjo, kur sapo kishte sajdisur dy ditë në qytetin bregdetar Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan, në mbikqyrjen e një investimi në Sazan e Zvërnec, gjithnjë me transparencë të holluar.
4
Në Bashkinë e Tiranë sërish kthehet gjatësia e tij, sapo kishte mbaruar një tender për ulëse të ndenjurash 10 mijë euro, për të emëruar e shkarkuar drejtorë, por edhe për të dhënë mesazhe se ka ardhur vakti të mos tallim trapin me ligjin kaq dhunshëm. Mbase duhet të shkohet në zgjedhje se Kushtetutën e ka bërë disa herë paçavure. Në një kryeqytet ku uji është mall në kërkim, Ramaduro kujtohet se na qenkërkan zënë hapsirat publike nga lokalet, duke harruar se janë pushtuar zyrat publike, pronat publike në bregdet e gjithë republikën, nga mafiozët me bekimin e tij si firmëtar. Marrin urdhëra deputetë e partiakë të takojnë njerëzinë e sakatuar nga mjerimi ekonomik. Ndoshta në ekzil ka më shumë të tillë. Ndërkohë nga qelia Erion Veliaj dërgon haberë dëshpërimi për falje, por nuk mungojnë edhe letra e kompani lobimi në shumë marramendëse të rrogtarit publik rrogë-hollë, krahasuar me avokatë e kompani kontraktore, akuzuar si pjesë e një shpërdorimi qindra milionë eurosh.

5
Asambleja Parlamentare e OSBE lideri opozitës Sali Berisha dhe ekipi i Partisë Demokratike ekspozuan prova tronditëse te krimit elektoral të 11 majit, duke zhveshur lakuriq batërdinë e Edi Ramës dhe ortakëve të tij shpartallues të votës. Të dhënat njoftojnë edhe Brukselin, se në Kuvendin e Tiranës, dalë nga e diela zgjedhore, do të kemi një grup parlamentar dyshifror investim i Krimit të Organizuar. Përgjegjës e prodhues kësaj harte është natyrisht shefi i mazhorancës. Mos besoni. Shikoni hetimet amerikane ku nisin me gruan e Bilalit, McGonigal e të tjerë..
6
Teatri politik i Fierit mbeti në të njëjtat kuota, me gjithë tallavanë e rinumërimit. Ylli mediatik socialist Zeqineja, doli më e fortë se gjino i gjatë duke qëndruar si kanakarja komike e Belës. Ndonëse doli në rivlerësimin e kutive me më pak vota, ajo sërish qëndron në parlament si fituese nëpërmjet humbjes. Përse Edi Rama nuk pipëtiu me dorëheqjen për pak orë të fitueses së vendit të Zeqinesë e kthimit të gaztores si kolege e tij në grupin parlamentar?!. Thua të jetë histori vlerësimesh, kontributesh e gabimesh humane, apo ca mesazhe gri!? Mbase ca punë të fshehta nuk të lënë të guxosh trimin, kur ke marrë shpërblimin.
7
Nëntë muaj lind një njeri, aq sa iu desh gjyqtares Irenë mbiemërshumë, të merret në hetim zyrtarisht, për falsifikim vulash, stampash e formularësh nga kolegët e saj të SPAK, ku fajësia e dënon nga gjashtë në katër vite burg e ca miliona gjobë. Ky dorëzim i Strukturës së Posaçme, pasi zonja ka bërë përshesh dosjet kundër Berishës, Mediut, Belerit e mbaronte kë nder i kërkonte partia. Tani duket se është pak me temperaturë dhe ka harruar të paraqitet në zyrë. Burgu nuk është vetëm për burra. Do të kthehet në versionin “Hazbiu” “më dënoi partia time” dhe gjyqtarja provë e shkalafitjes së sistemit të drejtësisë, duke e kthyer reformën më shumë në një incenerator ligjesh se sa keqbërjes. Në këtë listë hibride të mëkateve jemi te java 7 e Rama 8, ku nuk dalin ditët për krim-korrupsionet e tij.

Neutrale July 5, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
23 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
2 days ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
2 days ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
2 days ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?