Një alarm që nuk mund të neglizhohet!
Në dekadat e fundit, një fenomen global ka tërhequr vëmendjen e sociologëve, mjekëve dhe psikologëve: rritja e konsumit të duhanit tek femrat, që në disa vende, përfshirë edhe Shqipërinë, ka kaluar madje normat mashkullore.
🔴Cilat janë arsyet?
🔹 Stresi social dhe presioni emocional – Gratë janë më të ekspozuara ndaj lodhjes mendore, rolit të dyfishtë (nënë-punonjëse), pasigurisë ekonomike dhe mungesës së mbështetjes psiko-sociale. Duhani perceptohet si “valvul shkarkimi”.
🔹 Normat e reja sociale – Në vitet e fundit, shoqëria shqiptare ka importuar modele “emancipimi fallco”, ku cigarja shihet si simbol pavarësie, force, rebelimi. Në fakt, është thjesht një mënyrë për t’u dëmtuar në heshtje.
🔹 Marketing i zgjuar, por i rrezikshëm – Industria e duhanit ka targetuar qëllimisht gratë me mesazhe të stilizuara, femërore, moderne. Ka marka me aroma, dizajne, ngjyra dhe slogane të ndërtuara për të bërë cigaren një “aksesor jete”.
🔹 Niveli i ulët i edukimit shëndetësor – Ndërsa djemtë janë ekspozuar më herët ndaj fushatave anti-duhan, shumë vajza nuk marrin informacion të mjaftueshëm për dëmet reale që cigaret shkaktojnë në trupin e tyre – veçanërisht në fertilitet, shtatzëni dhe sistemin hormonal.
♦️A e dini se…?
• Femrat janë më të rrezikuara nga kanceri i mushkërive sesa meshkujt për të njëjtin nivel pirjeje.
• Gratë shtatzëna që pinë duhan rrezikojnë abortin, lindjen e parakohshme dhe çrregullime të fëmijës.
• Duhani ndikon në çrregullimin e hormoneve, ciklit menstrual dhe madje edhe plakjen e parakohshme të lëkurës.
🔻Në vend që të jetë simbol emancipimi, cigarja është gracka më e sofistikuar që shkatërron shëndetin dhe dinjitetin femëror.
🟨 Shqipëria nuk ka nevojë për gra që duken të forta nga tymi, por për gra që frymojnë lirisht, mendojnë qartë dhe jetojnë shëndetshëm.
✅Është koha që institucionet, shkollat dhe vetë gratë të reagojnë!
Sepse duhani s’është pavarësi – është skllavëri me shishe parfumi dhe me efekt shkaterrues për jetën.
—————-
Nga Albert Zadrima