NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    1 year ago
    Noka, shkresë zyrtare Bashës: Dorëzo brenda 3 ditësh financat dhe çdo aset të PD !
    2 years ago
    Të Fundit
    35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
    11 hours ago
    Sali Berisha: Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare. Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
    3 days ago
    Prokuroria mbyll hetimet, kryebashkiaku Beci dërgohet për gjykim…
    4 days ago
    Berisha në SPAK: Edi Rama ka ndërruar emrin në Endri Kajsiu dhe po e pranon se do të ketë fatin e Maduros!
    1 week ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Kim Mehmeti: Plazhi i Madh i Ulqinit nuk ‘flet’ më shqip!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
Kryesore Politikë
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
Të tjera
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
Të tjera
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
Të tjera
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Kim Mehmeti: Plazhi i Madh i Ulqinit nuk ‘flet’ më shqip!

Neutrale
Last updated: 2025/07/04 at 5:18 PM
Neutrale 6 months ago
Share
SHARE

Nga Kim Mehmeti

Nuk ka verë të mos vij në Ulqin, sepse atë e dua dhe ai është pjesë e biografisë sime. Por Plazhi i Madh i sotëm i tij kurrë nuk më është dukur me kaq pak pushues, pa lazdranin fëmijërore, si i plogësht, i lodhur nga vetvetja dhe thuajse ka harruar të ‘fletë’ shqip.

Ekspertë e ‘shkathtë’ japin shumë shpjegime pse te Plazhi I Madh mungojnë shqiptarët duke përmendur se çmimet e këtushme të larta i kanë çuar ata t’ia mësyjnë Greqisë e Turqisë?!

Kur jemi te çmimet duhet thënë se Ulqini që ka det, thuajse me asgjë nuk është më i shtrenjtë se Prishtina që nuk ka as lum, se Tirana të cilën e qelb Lana dhe Shkupi të cilit Vardari i kalon në mes, thuajse vetëm sa për ta ndarë pjesën shqiptare të tij ku mezi merret frymë nga ajo maqedonase me përplot gjelbërim dhe ku mungojnë vetëm palmat.

Sidoqoftë edhe sivjet, si edhe shumë vite më parë , kam ndjenjën se nuk vij në Ulqin që të pushoj, por që të ‘lodhem’ duke e ndërmendur të shkuarën. Si për shembull, vitet e rinisë, kur për ne shqiptarët e Maqedonisë, Ulqini ishte shumë më i largët se sot, sepse duhej t’i biem rreth e rrotull Shqipërisë dhe ngaqë ishim të paraparë t’u shisnim akullore e petulla pushuesve gjerman, e jo të laheshim në det.

Disa nga ne edhe asokohe vinim në Ulqin në rolin e pushuesve. Por me ‘bukën tonë’ dhe me bujtinë të ‘rezervuar’ nën hijen e ndonjë pishe te Plazhi i Madh. E ku arrinim me makinën e famshme në formë veze, të quajtur ‘FIço’, që ishte shpikje italiane e prodhim jugosllav dhe që, nuk kishte mjaftueshëm vend as për grahësin e saj e le më për ne katër vetat që nuk ishim të sigurt nëse ajo do na çonte neve deri te Pazhi i Madh, apo ne atë deri te punëtoria e vogël e ndonjë automekaniku ulqinak.

Përndryshe edhe ne të rinjtë e asaj kohe, njësoj si këta të sotmit, fotografoheshim duke u hedhur në det. Dhe fotot e atëhershme bëheshin krejt ndryshe dhe ishin bardh e zi, por ne i shinim në ngjyra. Mbase pse në prapavijën e tyre shiheshin shpresat tona rinorë për një të ardhme të ndritur, e jo si në këto të sotmet të bëra me telefona celular, të cilat janë në ngjyra, por që rrezatojnë vetmi.

Më vonë, kur unë isha në moshën që kanë sot fëmijët e mi, e kur ata ishin sa fëmijët e tyre tani, Plazhi i Madh i Ulqinit thuajse mezi mund t’u bënte vend të gjithë shqiptarëve që donin të rreziten mbi zallin e tij.

Por sot është krejtë ndryshe. Dhe andaj përderisa shëtis bregut të detit, më bëhet se i dëgjoj thirrjet e largëta të shitësit të gazetës ‘Rilindja”, në të cilën njësoj si nëpër portalet e sotme, dominonin lajmet për luftërat që kanë nisur qysh se botën e kanë populluar njerëzit, e që do përfundojnë kur të mos këtë njeri mbi tokë.

Por me atë dallim që për luftërat e atëhershme gaezetarët shkruanin më njerëzishëm ngaqë donin të kenë lexues e jo ‘klikues’. Pra ngaqë asokohe e vërteta nuk ishte kufomë të ciën e brejnë klikimet. (Kim Mehmeti)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
2 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
2 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin
11 hours ago
Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe
14 hours ago
Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar
19 hours ago
Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!
1 day ago
Basir Çollaku/ Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
2 days ago

35 vjetori i Degës PD Lezhë/ Berisha: Beteja juaj nuk ishte vetëm me qeverinë dhe misionarët e saj në PD, por edhe me kreun e mafies botërore, Xhorxh Sorosin

Abu Dhabi/ Kryeministri Rama nderohet nga Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe

Basir Çollaku/ Mjalti “kinez” me m… shqiptar

Edith Harxhi/ “Lideri global” i bën karshillëk Amerikës me joshje kineze…Shqipëria drejt qeverisjes teknike!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?