NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    15 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    19 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    2 days ago
    Referendumi për kryetarin e PD, mbyllet procesi i votimit
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Shqipëria një koloni kartelesh, Rama drejtori i operacionit/ Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Qeveri teknike para se të jetë vonë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Shqipëria një koloni kartelesh, Rama drejtori i operacionit/ Berisha në takimin me zyrtarët e lartë të OSBE: Qeveri teknike para se të jetë vonë!

Neutrale
Last updated: 2025/07/02 at 12:18 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Takim i Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Pia Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm, Roberto Montella

Kryetari i Partisë Demokratike, z. Sali Berisha, i shoqëruar nga z. Fatmir Mediu, Kryetar i Partisë Republikane dhe anëtar i delegacionit shqiptar pranë Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, si dhe znj. Albana Vokshi, Deputete, zhvilloi një takim të rëndësishëm me Presidenten e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, znj. Pia Kauma, dhe Sekretarin e Përgjithshëm të saj, z. Roberto Montella.

Z. Berisha shprehu mirënjohjen për Asamblenë Parlamentare të OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, si dhe për praninë në Shqipëri për monitorimin e zgjedhjeve të 11 majit 2025.

Gjatë takimit, z. Berisha informoi Presidenten Kauma dhe Sekretarin e Përgjithshëm Montella mbi situatën e rëndë dhe në përkeqësim ku ndodhet Shqipëria, si të narco-shtet i parë dhe i vetëm në Europë. Ai vuri në dukje kultivimin masiv të kanabisit në Shqipëri që prej vitit 2015, si dhe miratimin së fundmi, vetëm pak javë para zgjedhjeve, të 138 licencave për prodhimin e kanabisit, kryesisht pranë zonave kufitare. Grupet kriminale dhe kartelet e mbështetura nga Kryeministri Rama kanë marrë favore në këmbim të mbështetjes së tyre elektorale. Këto grupe janë të përfshira edhe në trafikun e drogërave të forta nga Amerika Latine, dhe disa prej tyre drejtojnë kartele si Sinaloa.

Më tej, z. Berisha shpjegoi forcimin e karteleve të drogës si rrjeti Troplini/Poja në qarkun e Durrësit, të cilët kontrollojnë plotësisht portin më të madh të vendit. Karteli Çela që kontrollon autostradën e heroinës që vjen nga lindja dhe grupe të tjera kriminale që dominojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë, duke mbështetur 28 kandidatë në 10 qarqe dhe 21 bashki gjatë zgjedhjeve të fundit, mbi 20 prej të cilëve do të jenë pjesë e parlamentit të ardhshëm.

Lidhur me pastrimin e parave, z. Berisha paralajmëroi se Shqipëria është shndërruar në lavatriçen më gjigande në Europë për pastrimin e parave të krimit, të dhëna të Eurostat që tregojnë se indeksi i ndërtimit në Shqipëri është trefishuar vitet e fundit, më i larti në Europë, ndërkohë që rritja ekonomike është rreth 3% në vit, ndërsa sektori i industrisë, eksportet dhe bujqësia kanë pësuar rënie të vazhdueshme.

Z. Berisha theksoi gjithashtu hetimet me përgjime nga autoritetet ligjzbatuese të Francës, Belgjikës, Hollandës etj., të cilat kanë zbuluar komunikime që përfshijnë zyrtarë të nivelit më të lartë, me përqendrimin më të madh të këtyre bisedave të dyshimta në zyrën e Kryeministrit i cili ka një koordinator për koordinimin e veprimtarisë së karteleve të drogës dhe grupeve kriminale.

Ai ngriti shqetësimin e thellë që Kryeministri Rama ka shkelur në mënyrë të vazhdueshme Kodin Zgjedhor, përfshirë keqpërdorimin masiv të burimeve publike si:
• faljen e gjobave dy ditë para zgjedhjeve në vlerën 200 milionë euro,
• organizimin e 4,255 aktiviteteve publike në katër muaj duke shpërdoruar detyrën,
• shpërndarjen e një bonusi prej 100 euro për rreth 760 mijë pensionistë,
• prokurime të orientuara drejt përfitimeve elektorale,
• aktivitete të profilit të lartë si Giro d’Italia, etj.

Ai nënvizoi rikthimin e një sistemi patronazhist të ngjashëm me strukturat komuniste përmes keqpërdorimit të të dhënave personale, ku çdo nëpunës civil ishte i detyruar të siguronte 10–15 votues të tjerë për të ruajtur vendin e punës, ndërkohë që janë dhënë 138 licenca kanabisi, 147 herë më shumë se sipërfaqja e lejuar nga ligji, që është vetëm 200 hektarë.

Z. Berisha theksoi se në këto zgjedhje, shteti dhe partia në pushtet u shkrinë në një, duke ushtruar intimidim, blerje votash dhe duke kontrolluar mbi 90% të medias. Ai shtoi se janë shkelur të gjitha kriteret e Kopenhagës dhe konventat e tjera demokratike.

Në përfundim, z. Berisha theksoi se parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 maj 2025 nuk shpreh vullnetin e popullit shqiptar, ndaj dhe kërkesa e tij është që të ndihmohen shqiptarët të votojnë të lirë dhe deklaroi se vetëm një qeveri teknike, që do të angazhohej për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR dhe për përparimin e integrimit europian, mund të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri.

Takimi ishte i hapur.

Neutrale July 2, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
15 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
19 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
19 hours ago
Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
19 hours ago
Basir Çollaku/ Lufta e Re/ Mafia e sigurtë, qeveri e pasigurtë
22 hours ago

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi

Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?