NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
    18 hours ago
    Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
    19 hours ago
    Berisha: SPAK heshti si fija e barit kur Rama votoi ligjin që i jep goditje fatale hetimit sepse janë seksion i PS. Aty brenda po brohorisnin ‘rroftë Partia Socialiste’
    23 hours ago
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Përqafimi që shpëtoi një jetë, historia e motrave Jackson që ndryshoi mjekësinë moderne
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
Kryesore Politikë
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
Kryesore Politikë
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
Kryesore
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
Kryesore
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Përqafimi që shpëtoi një jetë, historia e motrave Jackson që ndryshoi mjekësinë moderne

Neutrale
Last updated: 2025/07/02 at 3:55 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Në një nga sallat e zymta të një reparti neonatal në Massachusetts, në vjeshtën e vitit 1995, ndodhi diçka që nuk do të harrohej kurrë. Një gjest i vogël, i pavetëdijshëm, një përqafim, ndryshoi fatin e një foshnje, ndoshta të shumë të tjerave më pas. Historia e binjakeve Brielle dhe Kyrie Jackson nuk është thjesht një rrëfim mjekësor, por një dëshmi se instinkti njerëzor dhe dashuria mund të jenë shërues më të fuqishëm se çdo teknologji.

Brielle dhe Kyrie lindën 12 javë para afatit, më 1995. Të parakohshme, të brishta, secila peshonte vetëm rreth 1 kilogram. Vendosja e tyre në inkubatorë të veçantë ishte pjesë e protokollit të atëhershëm mjekësor për të shmangur infeksionet. Të ndara që në orët e para të jetës, pa mundësinë që të ndjenin ngrohtësinë e njëra-tjetrës, ato nisën betejën për mbijetesë në vetmi teknologjike.
Pas 21 ditësh, gjendja e Brielle filloi të përkeqësohej me ritme të frikshme. Ritmi i zemrës u përshpejtua në mënyrë të rrezikshme. Oksigjeni ra. Lëkura e saj nisi të nxinte. Asnjë trajtim nuk jepte rezultat. Ajo ishte në prag të vdekjes.

Infermierja Gale Kasparian, e ndodhur përballë këtij momenti kritik, vendosi të vepronte ndryshe. Duke sfiduar rregullat e ashpra të kujdesit intensiv neonatal, ajo i vendosi të dyja motrat në të njëjtin inkubator, diçka që në atë kohë nuk lejohej në SHBA.
Çfarë ndodhi më pas ishte një nga ato çaste që përkufizojnë mrekullinë njerëzore: Kyrie, më e forta, shtriu dorën dhe përqafoi Brielle. Në atë çast, rrahjet e zemrës së Brielle u stabilizuan. Ngjyra iu rikthye fytyrës. Frymëmarrja nisi të normalizohej. Të pranishmit mbetën pa fjalë. Ishte si një rikthim nga kufiri i padukshëm mes jetës dhe vdekjes. Një përqafim shpëtoi një jetë.

Fotografia që fiksoi këtë moment u shpërnda në mediat amerikane dhe më pas në mbarë botën. Ajo u quajt “The Rescuing Hug” – Përqafimi që shpëton. Që nga ajo ditë, praktika e kontaktit lëkurë më lëkurë (e njohur si “kangaroo care”) nisi të studiohej dhe të aplikohej me kujdes të shtuar në kujdesin neonatal. Studime të shumta dëshmuan se kjo qasje përmirëson ndjeshëm funksionet vitale, rrit shkallën e mbijetesës dhe ndihmon në formimin e lidhjes emocionale mes binjakëve ose mes nënës dhe foshnjës.

Në vitin 2025, Brielle dhe Kyrie janë dy gra të rritura – në të tridhjetat. Ato nuk janë vetëm simbol i një përvoje unike mjekësore, por dëshmi e gjallë e asaj që lind nga dashuria.
Kyrie, që dikur përqafoi motrën e saj në një inkubator për ta shpëtuar, punon sot në një organizatë ndërkombëtare që promovon kujdesin neonatal në vendet në zhvillim. Ndërsa Brielle, e cila jetoi falë atij gjesti, është bërë vetë infermiere pediatrike. Ajo i përqafon çdo ditë foshnjat që ndodhen aty ku dikur ishte ajo: ndërmjet jetëshkëndijës dhe ankthit të humbjes.

Kjo histori nuk është vetëm një fakt mjekësor. Ajo është poezi njerëzore në formën më të pastër. Është dëshmi e fuqisë së afërsisë, ngrohtësisë, lidhjes që tejkalon logjikën dhe shkencën. Aty ku shkenca nuk mjaftonte, një dorë e vogël që u zgjat bëri atë që asnjë pajisje nuk mundi: riktheu jetën.
Në një kohë ku njeriu shpesh i beson më shumë ekranit se ndjesisë, kjo histori na kujton se shpëtimi shpesh qëndron në atë që është më elementar: prekja, praninë, përqafimin.
Nga Albert Vataj

Neutrale July 2, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!
18 hours ago
Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!
19 hours ago
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.
20 hours ago
Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë
21 hours ago
Nis viti akademik për Universitetet/ Studentët në të gjithë vendin nisën sot vitin e ri akademik 2026-2027, ku mbi 20 mijë prej tyre ulen për herë të parë në auditore.
23 hours ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Rruga Milot–Balldren/ Bardh Spahia: 365 MILIONË EURO PËR 17 KILOMETRA: GRABITJE E HAPUR E TAKSAVE TONA!

Seanca plenare/ Berisha: Ky parlament është shndërruar në një institucion turpi që i shërben narkoshtetit!

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi priti sot një delegacion të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA.

Ilir Panda, zgjidhet kryetari i ri i Gjykatës së Lartë

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?