Lajmi se Zegjineja, humbi mandatin dhe e fitoi një shoqja e saj është thjesht vijim i fatkeqësisë dhe mjerimit tonë.
Nga rinumërimi i votave, mësuam se ose komisionerët shiten e blihen, ose analfabetizmi funksional, ka prekur si në çdo fushë të shoqërisë sonë edhe komisioner, numërues dhe administrues të votës tonë.
Ikën Zegjineja dhe vjen një tjetër, nuk ndryshon asgjë, veç zgjatjes së agonisë, talljes me votën, që në demokraci është e shenjtë dhe rrënimit të vlerave të një shoqërie që nuk sheh dritë në fund të tunelit.
Nëse kemi hall me kë të merremi, tani pas Zegjinesë, duhet të mos e kishim përmendur kaq shumë, sa e bëmë me dëshirën tonë yllin në ngjitje të tragjikomendisë së politikës shqiptare.
Tani u kënaqëm me humbjen e Zegjinesë, por nderkohë, shumë të sëmurë nuk kanë ilaçe, dhjetëra qytetar mallkojnë veten ne këtë zheg pa ujë, fëmijë e të rinj rrëmojnë në kazane mbeturinash për bukë, kanaçe, sirtar e rafte e sigurisht ndonjë robe e hedhur nga ndërrimi i garderobës, nga dollapet e të pasurve, ndërsa bashkëmoshataret e tyre, parakalojnë në qilimin e kuq të maturës dhe gjysmë maturës me veshje deri në 600 mijë lek.
Dilni një ditë në lagjen tuaj, jo më tej dhe mendoni gjatë kthinit në shtëpi: A ja vlejti që u morëm kaq shumë me Zegjinenë?
Zegjineja me pakta do të bëhet një drejtoreshë e rëndësishme e me shumë gjasa ministre, ndërsa ne do të pllaquritemi në mjerimin tonë, sërish edhe nesër, pasnesër e nuk e di deri kur.
Ndriçim Mehmeti/ Mjerë ne, jo Zegjineja…
Leave a comment
Leave a comment

