Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se: Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore.
Reagimi i plotë i kreut të qeverisë në rrjetet sociale:
🇦🇱❤️🇮🇹
Nga sot nisi zbatimi i plotë i marrëveshjes dypalëshe mes Shqipërisë dhe Italisë në fushën e kontributeve shoqërore, duke sjellë një lehtësi të madhe për mijëra qytetarëve shqiptarë, po edhe të mijëra italianëve që kanë punuar në të dy vendet, të cilëve u njihet plotësisht çdo vit pensioni jashtë atdheut😍
Nderim dhe respekt për mundin e kontributin e tyre

