NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    3 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Mimoza Rexhvelaj/ Kush e përd’hunoi fëmijën? Babai? Apo media? Apo ne të gjithë?
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Mimoza Rexhvelaj/ Kush e përd’hunoi fëmijën? Babai? Apo media? Apo ne të gjithë?

Neutrale
Last updated: 2025/07/01 at 4:25 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Në këtë vendin tonë “fole shqiponjash”, një fëmijë dymbëdhjetë vjeç, është përdhunuar nga babai që kur ishte pesë vjeç.
Këtë lajm shokues e mësuam nga lajmet sot.

Pra, për shtatë vjet ky fëmijë i vetem jeton mes ferrit…
Shtatë vjet heshtje, shtatë vjet makth, shtatë vjet errësirë në trupin dhe shpirtin e një vajze që duhej të luante me kukulla, jo të fshihej nga tmerret.

Një ditë ku flakët e ferrit bëhen të padurueshme dhe më në fund ajo merr guximin të flasë,të kërkojë ndihmë,të kërkojë drejtësi,çfarë bën ky vend?

E përdhunon për së dyti.

Me titujt e portaleve, mediave.
Me emrin, mbiemrin, fshatin, shtëpinë, rrugën.
Me fotografinë e portës. Me komshiun që “e dinte” me nënë që flet me zë dhe figurë.

Me fytyrat që shpërndajnë si “lajm tronditës” dhe nuk ndalojnë një çast për të menduar se kjo është një fëmijë. Jo një lajm. Jo një statistikë. Jo një klikim….

E tronditur nga ky lajm dhe ky lumë mediatik me tituj shokues pyes:
Kush e përdhunoi këtë fëmijë?
Vetëm babai?
Apo edhe shteti që nuk ka ndërtuar asnjë mekanizëm parandalimi?

Se ky vendi ynë, nuk ka struktura mbrojtjeje për fëmijët në rrezik, as psikologë në shkolla se vetem rrogën marrin gjë prej gjëje nuk dinë, as sistem raportimi të sigurt, as ndëshkime të rrepta për monstrat…

Po media,që e rropullitë dhimbjen në tituj, që e zhvesh publikisht një fëmijë të thyer pa pikë njerëzillëku, mëshire…

Apo edhe të gjithë ne, me heshtjen tonë, me indiferencën tonë, me “mos na trazo jetën”

Ky sistem nuk është thjesht i korruptuar.
Ky sistem vret pafajësinë dhe këtë gjë ka filluar ta bëjë publikisht, me kamera, me lajme “ekskluzive”, me një shfaqje që na zbavit për 24 orë, derisa të vijë viktima tjetër…

Nuk e dua këtë vend, nëse nuk mbrohen fëmijët.
Nuk e dua këtë “transparencë” që zhvesh një viktimë, por mbron një kriminel.
Nuk e dua këtë drejtësi, që hesht për shtatë vjet dhe pastaj na jep një titull: “Ngjarje tronditëse.”

Tronditëse është që ende nuk jemi ngritur.
Tronditëse është që s’po kërkojmë ligje të reja, dënime më të ashpra, mbrojtje reale për viktimat.
Tronditëse është që kemi më shumë gazetarë se psikologë në vendngjarje.
Më shumë klikime, sesa ndërgjegje.

Unë nuk e pranoj dot këtë realitet. Ne të gjithë bashkë duhet të ngrihemi mbi përgjegjësit tona, si prind, si edukator, si qytetar dhe për çdo rast të kërkojmë llogari,sepse ndryshe po nuk reaguam, nesër do përsëritet historia dhe ne do bëhemi bashkëfajtorë…

Neutrale July 1, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
23 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
2 days ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
2 days ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
2 days ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?