Nuk ka asnjë letër sesi u bë shteti pronar. Ndërkohë që është dokumenti që prej 100 vitesh ajo është tokë e këtyre 5 familjeve.
Sa i përket tokës, vlerave dhe anti vlerave. Vlerat janë tek pronarët privatë, ata që kanë tokët prej 100 vitesh. Anitvlerat janë tek strategjikët e Edi Ramës, ai që vjedh tokat publike dhe private dhe ja jep miqve të tij sipas interesit.
Nga zhvillimi i pronës ne kemi paguar taksa, kurse Rama ja jep pa taksa.
Nga zhvillimi i pronës ne kemi sistemuar mbi 42 familje informale, ndërsa Rama i përzen me dhunë dhe polici. Nga zhvillimi i pronës ne kemi bërë kopsht dhe çerdhe për banorët. Asnjë nga këto bën Rama.”, tha Malltezi.
Malltezi u shpreh me tej se “do të përballen me këtë çështje, por në thelb është një çështje pa fakt penal”.
Berisha dhe Malltezi kanë mohuar vazhdimisht akuzat, duke i cilësuar ato si sulm politik dhe përndjekje nga mazhoranca në pushtet

