Dikur e pyetën dramaturgun e madh, George Bernard Shaw 94 vjeçar (1856-1950),
kujt ia detyronte jetgjatsinë. Sipas tij, sekreti ishte një dietë vegjetariane, pa alkool dhe pa kafeinë.
Më pas pyetën Sir Winston Churchill 91 vjeçar (1874 – 1965) se kujt ia detyronte jetëgjatsinë e tij. Sir Winston shijonte raki armene, mish në çdo vakt dhe pinte puro pa pushim !
Shumë mite…
Për jetgjatsinë,
shpesh sugjerohet të hash këtë apo atë ushqim, të ndjekësh strikt këtë apo atë stil jetese.
Por nëse do kthehemi pas në në histori do të shohim se është kaluar nga një ekstrem në ekstremin tjetër…
nga një modë në një modë tjetër.
E vërteta është se qëndrimet ekstreme janë më të dëmshme se të dobishme.
Çelësi është moderimi. Gjithçka me moderim, përfshi dhe vetë moderimin.
Nga ana tjetër shijimi jetës është po aq, në mos më i rëndësishëm se jetgjatsia.
Sigurisht, s’duhet neglizhuar fakti që gjenetika dhe fati luajnë një rol të madh në jetëgjatësi…

