NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
    2 days ago
    Territorialja/ Berisha me aleatët: Rama i plagosur rëndë ndaj do marrë çdo vendim që i intereson lëkurës së tij
    2 days ago
    Foltore e Korçës/ Berisha: Çmimet në dyqan në Strasburg ishin baras ose dy herë më të ulëta se këtu! Rama prenoton hotelin me 15 mijë euro natën
    3 days ago
    Belind Këlliçi akuzon kryeministrin: Edi Rama është mbrojtësi më i madh i korrupsionit, po ndryshon Kodin Penal për të shpëtuar bashkëpunëtorët
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Privatizimi i drejtësisë/ hapet tenderi, shpallet fituesi!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
Të tjera
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
Kryesore
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
Kryesore
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
Politikë
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
Bota
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Privatizimi i drejtësisë/ hapet tenderi, shpallet fituesi!

Neutrale
Last updated: 2025/06/30 at 5:59 PM
Neutrale 1 year ago
Share
SHARE

Tender gjyqësor me objekt -Dosja “Partizani”
Ofertues -Këshilli Ministrave
Prokurues -Edi Rama
Fondi limit -Bindje absolute nga çdo prokuror, gjykatës e agjent i BKH
Financim nga buxheti i shtetit dhe donatorët “soros”
Afati -Nga themelimi deri në përhershmëri
Specifikime teknike:
-Irena të marrë të gjitha vendimet për pranim ofertash
-Zgjatja e mandateve sipas sjelljes së kryerjes së porosive
-ILD mund të nisë menjëherë procedime disiplinore për të pabindurit, çka sjell ndërprerje ose heqje mandati
-Linda, Avokat i Prokurimeve
-Për emergjencë bëhet me prokurim të drejtpërdrejtë, pa garë, me fitues të paracaktuar.
-Hyn në fuqi pas krijimit të qeverisë së mandatit të katërt nga Edi Rama….
Dosja “Partizani” në gjyq, është njëlloj tenderi dëshmues për privatizimin e drejtësisë, nga Kryeministri.
Ndonëse mori deputetë aq sa deshën bandat, Rama nuk e sheh veten fitues me kanibalizmin elektoral të 11 majit 2025, sepse po i bëhet gjyq publik botërisht, ndaj i duhet të mundë ndryshe opozitën, PD-në, Sali Berishën. Për këtë i shërben nisja e gjyqit ndaj të quajturës dosja “Partizani’ ku është shumë-sajuar akuza ndaj Berishës, nga një akuzë partiake. Kërkon të prodhojë lajmë rreth korrupsionit opozitar, kur gjendet i mbytur në akuza për të vetmin narkoshtet në Evropë. Akrobacitë në platforma e rrjete sociale, historitë me çitjane e atlete, gjunjëzimet komike ndaj grave nëpër botë, biografitë alla-moderne me piktura zyre, gaztorlleku me barcoleta fshati nëpër samite, biftekët e nusretit dhe klubi i dasmës “Soros”, nuk ia kanë dalë ta mundin kokainën dhe pastrimin e miliarda eurove, nën hyqmin dhe lejen e tij. Në këtë pikë trullosjeje, ai kërkon sërish një përdorje të dhunshmë të drejtësisë, Strukturës së Posaçme dhe Gjykatës, aty ku ka një thes të pafshehur me gjetje akuzuese për pushtetin. Nëse do të gatuash një dosje politike pa fakte penale, vër Irenën me plot mbiemra guzhiniere dhe e ke qarë çudi-dalldinë juridike. Në rresht janë KLP, KLGJ, PP e të gjithë bashkëtinglloret institucionale të shformuara nga partia. Pas katër viteve hetime, ka pyetje mjaft ku prokurorët nuk japin zë, as përgjigje. Shurdhmemecëria e tyre ka shkaqe. Në atë dosje, janë së paku tetë nënshkrime të Edi Ramës, si zyrtar publik, ku nis me atë si kryebashkiak i Tiranës, me ndërrimin e destinacionit të pronës, për investime, ndërtime. Sigurisht duke dhënë përgjigje kërkesave të ministrave socialistë në qeverisjen e mëparshme. Prokurorëve u mungon guximi profesional t’i shkruajnë emrin, por ia thonë kreu i Këshillit të Territorit të Bashkisë së kryeqytetit, thua ai është nga Azia e nuk e njohin.
A e ka thirrur SPAK Ramën ta pyesë, si e bindi stafi teknik, apo akademik, të firmosë?
Po ndonjërin nga ministrat e disa qeverive? Sepse nuk janë pak. Sa janë përgjegjës ose të pafajshëm? Po Gjykata e Posaçme, do të ketë takat ta thërrasë firmëtarin Rama, sepse është me të drejtë një nga kërkesat e përsëritura të mbrojtjes së Berishës ? Nëse e ftojnë për të qenë në një nga seancat, por ai refuzon si gjithnjë, a kërkon kjo praninë forcërisht të dëshmuesit, kushdoqoftë ai?
A kanë thirrur prokurorët Kryeministrin për shumë dosje, të cilat janë copëzuar, për të mos ngritur akuzën e organizatave kriminale, ku kryeson ajo e inceneratorëve e firmëtari për kompaninë fnatazmë të dosjes së djegësit të Tiranës, 430 milionë euroshe, është Rama?
Po për padinë e cila po thinjet prej katër vitesh si procedim penal në Prokurori, dosjen Rama-McGonigal, e rihapur në USA, pas dënimit të të korruptuarit nga zyra e Ramës drejtuesit të FBI? Një histori abuzimesh e favoresh ekonomike, apo edhe episode spiunazhi e moszbatime të sanksioneve amerikane për rusë e kinezë.
Po për investimet strategjike kryesisht në bregdet, ku shumë të akuzuar dhe pandehur të krimit të organizuar, të trafikut kombëtar e ndërkombëtar të kokianës, kanë marrë lejë ndërtimi, në fakt ajo është leje pastrimi parash, e dalë nga zyra e drejtuar prej Edi Ramës sa herë është thirrur të dëshmojë?
Po për 224 mijë metër katrorë tokë në Gjipe, për vëllazërinë Rama ku ka vendime lehtësim-përfitimi nga qeveria e drejtuar nga vëllai i madh, sa herë është thirrur në prokurori kryeministri?
Dosjet janë pafund, ku ato të sky-enchro e matrix janë me përfshirje ministrash, deputetësh, bashkiakësh, oficerësh policie, prokurorë, gjyqtarë, biznesmenë, gazetarë e trafikantë. Magazina është tejmbushur…!

Neutrale June 30, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
3 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!
23 hours ago
Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit
2 days ago
Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…
2 days ago
PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale
2 days ago
Përfitojnë mbi 20 milionë të moshuar/ AKSION HISTORIK PËR TË NDIHMUAR QYTETARËT E MOSHUAR
2 days ago

Advertise

  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise

Dr.Ilir Allkja/ Shteti nuk ka rënë, shteti është zhdukur!

Bashkëbisedimi online me qytetarët/ Berisha: Sot një fëmijë kushton 66% të rrogës, nuk do kushtojë asnjë qindarkë me politikën e ripopullimit

Mbas “Pasqyrës” dhe “Prania Besnike”, Kryeministri Rama prezanton platformën e re “Pasqyra e Flamingos’’. Ja dosjet që do publikohen…

PLL, kundërshton parashikimin për miratim të njëanshëm të Reformës Territoriale

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?