Në Hagë po mbahet Samiti i NATO-s. Në këtë Samit po merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s,Mark Rutte.
Folëm, shkruan Rama në rrjetet sociale, për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë
Postimi i tij:
📍Hagë, Samiti i NATO-s – Kënaqësi të takoja Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s dhe mikun e çmuar, Mark Rutte, me të cilin folëm për angazhimet e Samitit, Ballkanin Perëndimor, investimin madhor për Portin e Ri të Durrësit, ku NATO do të angazhohet për terminalin ushtarak, e po ashtu edhe për përgatitjet e Samitit 2027 në Tiranë🇦🇱🌍🕊️

