Ndërsa po shkojmë drejt provimit të fundit të Maturës Shtetërore, duket se nga viti në vit, hall i madh është bërë mbrëmja përmbyllëse (që sot në gjuhën moderne e quajnë ballo), e shkollës së mesme, por edhe asaj 9 vjeçare.
Me më shumë kerkesa e luks se dasmat, të rinjve u duhet: Kostum, këmishë, këpucë, orë, byzylyk, parfum i veçantë, makinat për mbrëmjen, shoqëruesja dhe limuzina që do t’i çoj në bregdet, puro të shtrenjta etj. Femrave: Dy-tri fustane, bizhu, pronotimi 1 muaj para i parukieres, orë, çantë e shtrenjtë e me radhë. Madje është bërë kaq hall i madh, sa i drejtohen portaleve, sesi të realizojnë ëndrrën e madhe: Mbrëmjen e Maturës dhe portali e quan, një mesazh shumë të ndjerë dhe emocionues!??
Problemi më i madh, në këtë rast është maturimi i të rinjve, të cilët duhet të kuptojnë se hall i madh është fakti, që Nëna e Babai, rropaten në punë dhe e dërgojnë fëmijën në shkollë pa bukë, hall i madh është të të heqin nga shkolla e të ngarkojnë barrën e druve në kurriz, hall akoma më i madh është sëmundja, paraliza dhe pamundësia fizike, ekonomike e sociale e prindit që ta kesh në krah, në çdo hap të jetës, ashtu sikurse është hall, që je shumë e mirë me mësime dhe nuk ndjek dot Universitetin, në Tiranë a gjetiu.
Një mbrëmje mbetet thjesht një mbëmje që harrohet shpejt.
Maturimi për të kuptuar se cilat janë sfidat, hallet, pengesat, problemet me të cilat të përballë jeta, është dhe mbetet arma e çdo njeriu që të eci me këmbët e veta dhe jo të zvarritet në jetë. Mbrëmjet, mëngjeset, ditët e bukura në jetë janë të shumta, për aq kohë sa e ka caktuar Zoti dhe nuk është një ditë të vetme e saj, qoftë kjo edhe mbrëmja e Maturës.
Ndriçim Mehmeti/ Nuk është hall veshja e Maturës, por maturimi i të rinjve
Leave a comment
Leave a comment

