📍 Një hapësirë e re po merr formë në Universitetin Bujqësor të Tiranës!
Një studio projektimi multifunksionale mësimore & kërkimore, posacërisht për Arkitekturën e Peizazhit, po ndërtohet – dhe është më shumë se një godinë, është një laborator i hapur për krijimtari, inovacion dhe bashkëpunim ndërdisiplinor! 🌿✏️📐
🎓 Kjo është një arritje e rëndësishme për Departamentin e Hortikulturës dhe Arkitekturës së Peizazhit, dhe një mundësi unike për studentët tanë që të mësojnë duke krijuar.
💡 Mirënjohje shkon për grupin e punës që konceptoi këtë projekt:
Ark. Besar Shehu, Ark. Dea Buza, Ark. Enkela Hasa, Ark. Francesca Delia dhe Urb. Silvi Jano – për vizionin, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar! Si dhe për Apparat Studio, për mbështetjen me infrastrukturën teknike dhe mundësimin e përdorimit të hapësirave të tyre gjatë zhvillimit të projektit.
🎓 Një falënderim i veçantë shkon për Rektorin, Prof. Dr. Fatbardh Sallaku, për besimin dhe mbështetjen e vazhdueshme në fuqizimin e kapaciteteve akademike e kërkimore të Universitetit tonë.
🚧 Qëndroni me ne për të parë hap pas hapi lindjen e kësaj hapësire që do të transformojë mënyrën si mësohet Arkitektura e Peizazhit në Shqipëri!
📣 Maturantë dhe të rinj të apasionuar pas natyrës, dizajnit dhe hapësirave të gjelbra!
Aplikoni në programin “Arkitekturë Peizazhi” në Universitetin Bujqësor të Tiranës – tani me diplomë duale në bashkëpunim me Universitetin e Viterbos në Itali 🇮🇹.
🎓 Një mundësi unike për të ndërtuar një karrierë ndërkombëtare dhe të qëndrueshme!
#UBT #ArkitekturaePeizazhit #Maturantë2025 #StudimeJashtë #DiplomëDual #LandscapeArchitecture #Tirana #UniversitetiBujqësor #ZgjedhjeMeVlerë #EdukimiQëNdryshon







