NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
    13 hours ago
    Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
    14 hours ago
    Diplomatët e BE reaguan kundër komentit të tij për Gonzaton, lideri demokrat, Sali Berisha nuk heq dorë: Nuk ka gjë në botë që më ndalon të denoncoj
    2 days ago
    Rama: Jemi afër BE-së! Shqipëria i ka plotësuar të gjitha detyrat!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Lutfi Dervishi/ Bomba bërthamore e Shqipërisë!
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
Kryesore
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
Kryesore Politikë
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
Kryesore Politikë
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
Të tjera
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Lutfi Dervishi/ Bomba bërthamore e Shqipërisë!

Neutrale
Last updated: 2025/06/19 at 8:31 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Nëse mendojmë se problemet që kemi janë korrupsioni, papunësia, zgjedhjet e kontestuara, uji i pijshëm, mungesa e drejtësisë apo largimi i trurit, po injorojmë dramën që po gërryen themelet e vendit: plakjen e popullsisë.

Sipas të dhënave më të fundit, vendi ka hyrë zyrtarisht në listën e 11 vendeve më të plakura të Europës. Mosha mesatare sot është 44.3 vjeç, ndërkohë që në 2010 ishte 31.9. Ritmi i moshimit është i jashtëzakonshëm: 12.4 vite në vetëm 14 vjet katër herë më shumë se mesatarja e vendeve të BE-së.

Në një kontinent që vetë po lufton prej dekadash me plakjen, Shqipëria nuk është se vetëm po plaket… por po zbrazet

Presidenti francez Charles de Gaulle thoshte dikur: “Demografia bën historinë, dhe jo e kundërta.” E nëse historia është udhërrëfyesi ynë, atëherë ne jemi duke ndjekur një kurs që s’na çon drejt BE-së, por drejt një zbrazëtie me pasoja fatale.

Kush do të paguajë pensionet?
Kush do të mbajë gjallë sistemin shëndetësor?
Kush do të punojë tokën, të hapë biznese, të mbajë gjallë gjuhën, qytetet, lagjet?
Kush do të votojë? Dhe më e rëndësishmja: kush do të na përfaqësoje?

Nëse demokracia funksionon mbi parimin e përfaqësimit, atëherë në mungesë të rinjve, do të kemi një sistem që punon për të moshuarit. Shenjat janë të qarta: në fushatë premtimi kryesor ishte rritja e pensioneve.
Jemi kthyer në një vend ku shumica e brezit të pensionistëve vendos për të ardhmen e brezit të ri.

Në vend të çerdheve, kopshteve e shkollave, do të flasim gjithnjë e më shumë për ndertimin e azileve.

Dhe do të përfundojmë shumë shpejt në gerontokraci (pushteti i pleqve)

Kjo krizë është sociale, ekonomike dhe politike. Por çuditërisht, kriza nuk artikulohet. Asnjë sociolog, asnjë demograf, asnjë profesor i universitetit nuk po e ngre zërin siç duhet. Ministritë heshtin. Akademia e Shkencave hesht. Edhe biznesi, që do të duhej të ishte në alarm për mungesën e fuqisë punëtore, po sillet sikur gjithçka do të zgjidhet me ndonjë tender a PPP për të sjellë emigrantë nga Azia.

Kjo nuk është thjesht mungesë vëmendjeje, është tentativë vetëvrasje kolektive.

Nëse plakja është e pandalshme, braktisja mund të ndalet. Në vend të një politike e propagande të bazuar në projeksione dhe llogari statistikore, për numrin e turistëve që rritet krahasuar me 2013, kemi nevojë për një shkundje shoqërore dhe politike.

Një pakt kombëtar për ripërtëritje demografike, me pjesëmarrjen e të gjithë aktorëve; shtetit, shoqërisë civile, universiteteve dhe biznesit i shoqëruar me politika sociale për rikthimin e emigrantëve të rinj dhe për stimulin e lindshmërisë do të ishte një fillim i mirë. Politikat e Hungarisë në këtë drejtim (apo çdo vendi që ka sukses në këtë fushë) duhen qëmtuar e zbatuar pa humbur kohë. Bonusi i bebeve duket se nuk dha rezultatet që priteshin.

Modeli i zhvillimit: gjithë Shqipëria në Tiranë po zbraz qytete e fshatra. Është e domosdoshme rivendosja e dinjitetit të jetës në vend, në qytete dhe sidomos në fshat. Kjo nënkupton zhvillim të qëndrueshëm dhe jo fasada dhe shifra me milionë turistë që vizitojnë vendin.

Nëse vendi vijon të plaket me këtë ritëm dhe me këtë heshtje, atëherë nuk kemi më së çfarë të ardhme të planifikojme. Viti 2030 rrezikon të na gjejë më bastun “drejt BE”

Sot nuk na mungojnë shifrat. Shifrat po ulërasin, por mungon zëri.
Është paradoks që një vendi që shurdhohet nga propaganda, i mungon klithma për jetën.

Ndoshta për herë të parë pas shumë dekadash, armiku më i rrezikshëm i Shqipërisë nuk është korrupsioni, por ora biologjike.
Tre dekada kryefjala ka qenë “demokracia”, tani është: “demografia”

Neutrale June 19, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!
9 hours ago
Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet
13 hours ago
Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!
14 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
14 hours ago
Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit
15 hours ago

Besart Xhaferri: Dramatike/ 368 vdekje më shumë se lindje në 3 muajt e parë të 2026 në Shqipëri!

Konferencë për mediat/ Berisha: Rama mashtroi, integriteti i prokurimeve publike ka rënë me 14 pikë që kur ne ishim në pushtet

Komisioni i Jashtëm/ Belind Këlliçi: Një seancë që ndihmon propagandën, jo integrimin!

Reforma Territoriale/ Man Poga: Perceptime dhe keqkuptime për zonën e Hasit

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?