Akoma i vështirë realizimi i kësaj aspirate për atë popull, që do të ishte “çlirim ” dhe i atij rajoni…
Por prononcimet e fundit të Presidentit Trump për “kapitullim pa kushte” të atij rregjimi…
Të Kancelarit Merz për kërcënimin, që përbën ai regjim jo vetëm për Izraelin…
Mbështetja e përgjithshme e të drejtës së Izraelit për tu mbrojtur e mbijetuar…
Deklaratat e intelektualëve iranianë për një Iran demokratik e pa armë bërthamore.
Flasin e tregojnë një vullnet të përgjithshëm në rritje për ndryshim aty.
Edhe për një rezistencë të brendshme antiregjim, paralel me dobësimin e qartë të tij.
Sepse janë të parët iranianët, që po vuajnë nën atë terror politik, me keq përdorim ekstrem të fesë.
Janë gratë e atij vendi plot histori, kulturë në shekuj, që pësojnë atë peshë të rëndë të diskriminimit.
Jane të rinjtë, që regjimi përpiqet t’i transformojë në robotër të indoktrinuar.
Janë kapacitetet intelektuale gjigante të atij populli, që detyrohen t’i zhvillojnë ato jashtë kufijve të kontrollit nga ai regjim obskurantist.
Është një zinxhir faktorësh e aktorësh, jashtë a brenda vendit, që duhen aktivizuar për ndryshimin.
Ku pa dyshim unaza e parë është roli e impenjimi i ShBA.
Prandaj ne ndjekim e duhet të ndjekim ngushtësisht politikat amerikane aty.
Tritan Shehu/ Shpresë për çlirim të popullit të persekutuar të Iranit nga Ajatullahet?!
Leave a comment
Leave a comment

