Me një status në rrjetet sociale, Kryetari i PR-së dhe deputet, Fatmir Mediu njofton se, javën e kaluar ka bërë një vizitë në Washington DC ku ka takuar personalitete të shumta të Kongresit dhe administratës së lartë të SHBA.
“Në këto takime bëra prezent dhe informova për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve”- shkruan Mediu.
Reagimi i plotë:
🔹Gjatë vizitës në Washington DC javën e kaluar, pata kënaqësinë të zhvilloja një darkë pune me Asistent Prokurorin e Përgjithshëm të SHBA z Aaron Reitz me të cilin diskutuam për nevojën e një drejtësie të pavarur në Shqipëri e cila nuk përdoret për qëllime politike, drejtësi që respekon Kushtetutën, sigurinë juridike dhe një proces të drejtë ligjor.
🔹Zhvillova takime në Kongres me kryetarin e Komisjonit për Europën Keith Self, Kryetarine grupit për Shqipërinë Robert Aderholt, Kongresmenin Pete Session kryetar i N/Komisjonit për politikat e qeverisë, anëtarin e Komisjonit të Drejtësisë Kongresmenin Lance Gooden, Kongresmenin Mark Vasey, në këto takime bëra prezent dhe informova për problemet e manipulimit të zgjedhjeve dhe farsën elektorale në Shqipëri, bashkëpunimin e qeverisë me krimin e organizuar në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve. Të gjitha këto vlerësime janë bërë publike nga institucionet ndërkombëtare të monitorimit të zgjedhjeve







