NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
    7 hours ago
    Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
    1 day ago
    Dështimi me integrimin/ Noka në Parlament: Qeveria fsheh kokën si struci! Ku e keni pasaportën evropiane?
    3 days ago
    Parlament/ Berisha: Nuk guxoni të lexoni raportin për integrimin se e keni mbushur me mashtrime! Skandal!
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Basir Çollaku/ Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
Politikë
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
Të tjera
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
Të tjera
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
Të tjera
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
Kryesore Politikë
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Basir Çollaku/ Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”

Neutrale
Last updated: 2025/06/17 at 3:18 PM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e Trump e në Uashington, me Charles McGonigal. Harta anarkike e Shqipërisë ka një menu të pazakontë dhe nuk konkurrohet. Ndërsa Rama puthet me Sorosin në dasmën e tij, sa politike aq edhe gjinore në USA, kutitë e rinumërimit në Tiranë po nxjerrin xhevahiret e manipulimit me çdo lloj treni, agjentët e BKH kanë shfaqur në kontrollet e tyre shenja të dukshme tërmeti disa-ballësh, mbi tenderat dhjetëra milionë euroshe të Tërmet Peçit, deputetit ramëlindas tepelenas, mandati i të cilit zhvillohej dhe në episode emocionale nëpër makina, në orar konsultimi me vartëset e tij, Erion Veliaj vijon të rrëzohet në Gjykatën e Lartë. Benet Beci, bashkiaku i Shkodrës, ishte konserva në frigorifer e Prokurorisë së Posaçme, nga tetori i vitit të kaluar, i pandehuri drejtues i fushatës së partisë në zgjedhjet e majit. Gjendje e rënduar është në të gjitha bashkitë e vendit, të cilat kanë qenë celula të terrorizmit elektoral. Në Klos e Mat, Struktura e Posaçme, nëse i bie rruga, mund të gjejë sjellje të njëjtë me tërmetin publicitar të parave publike. Opozita, PD, veç Berishës e tre-katër emrave më tepër të rinj, se ekzistues, lufton e mban të gjallë me denoncime serioze të vërtetën e ndodhur masakruese me 11 maj 2025. Të tjerët janë turistë të klonuar, ose opozitë e veshur me rroba qeverie. Protesta tragjikomike, për shërbime të munguara, shembje banesash e arrogancë të pushtetit, si për sarkazëm na ofrojnë votuesit e pandryshueshmërisë, duke ia shtuar gradacionin vapës. Ndërsa tryeza me prokurorë të përgjithshëm e specialë të Ballkanit Perëndimor po në Tiranë, zbulon pafuqinë e mosndëshkimeve në nivele të larta të pushtetit, ku del ortakëria me krimin. Ndër të tjera, ambasadori i delegacionit të BE-së, Silvio Gonzato, u shpreh se “..rrjetet kriminale po përdorin korrupsionin në nivele të larta, për të zgjeruar ndikimin e tyre apo për tiu shmangur drejtësisë ..” Dumani premtoi më tepër, por ende nuk kemi premtimmbajtje nga Struktura e Posaçme. Qeveria e vjetër pas datës së re, ka marrë nisma për ta rrethuar me burokraci penguese Prokurorinë, duke hapur shtigje kontrolli e ndikimi, për vetë e klientelën e saj të paligjshme. Ministrat në hetim vetëm shtohen, duke na sjellë një kabinet qeveritar të pandehur, por fitues zgjedhor, aq sa duket se SPAK, e dinte rezultatin shumë më herët, duke njohur shtabet zgjedhore socialiste, referuar dosjeve të tyre prej disa vitesh. Mazniku u rendit krah kolegëve në Prokurori dhe bashkë me Ballën, Ballukun, Peleshin, Gjiknurin, Vengun, Kumbaron, Krifcën, Klosin, Ulsiun, Agaçin, Olsin, presin trokitjen disi të vonuar të agjentëve të Byrosë së Hetimit, se kush do të vizitojë Veliajn më shpejt. DEA e DIA, Eurojust, ku nuk mungojnë belgët, spanjollët, gjermanët, holandezët, francezët, të cilët kanë mjaft emra të tjerë në dosjet e përbashkëta, me politikanë e pushtetarë, trafikantë e biznesmenë, ortakë të përbashkët, për të bërë panoramën e plotë. Departamenti Elektoral i Mafias shqiptare, DEM, investimet zgjedhore të Krimit të Organizuar, kanë mundësuar Grupin e tyre Parlamentar, nëse mund ta quajmë GPM, grupi parlamentar mafioz, me mbi 15 deputetë, duke qenë vendim-marrës në Kuvendin e dalë më 11 maj 2025. Zonat elektorale të “Kolumbisë”, “Ekuadorit”, “Venezuelës”, “Brazilit”, “Dubait” “Ndranghetës”, “Sinaloas” u gjendën prodhimtare e fituese. Dalldia ka kapituj ende të pashfaqur. Aq sa Sara-Sueli shpërthimi elbasanas në kutitë e votimit, në një reagim fundor, shpalli ambicien për kryeministre. Nishanet e kiametit edhe ndodhin. Brukseli gjithnjë anemik e soroist, i vakët, ndonëse me një nerv gjerman ndryshe, apo amerikanët me agendë globale Lindjen e Mesme, Rusi-Ukrainë, nuk kanë as pikë kohe të jenë zgjidhësit e telasheve tona, të cilat ne i prodhojmë pa ndërprerje, me çmendurinë e trashëguar. Si të ftuar në dasmën e madhe Linda dhe Edi, çfarë dhurate i bënë Aleksit, shefit të tyre, Tërmetin, Maznikun, Benetin, apo hartën e Shqipërisë e Kosovës, ku ai kafshon prej vitesh. Si për embëlsirë kur sheh te “Vogue”, revista emërmadhe fotot e publikuara, spikaste dhe përqafimi gaz-shkrirë, Soros-Rama.

Neutrale June 17, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit
7 hours ago
Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)
15 hours ago
Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !
15 hours ago
Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve
1 day ago
Belind Këlliçi/ Hipokrizia me ftesën për të ardhur në Shqipëri!
1 day ago

Përgatitja për zgjedhjet vendore dhe vendime të tjera/ Mblidhet Kryesia e Partisë Lëvizja e Legalitetit

Luçiano Boçi/ AKSHI OSE GRABITJA QË KA EMËR (Kopshti privat i Edi Ramës)

Paradoksi – më shumë shkollë më pak njohuri dhe tre këshilla për tejkalimin e tij !

Toleruan ndërtimet pa leje/ Arrestohet Shefi i Komisariatit Sarandë dhe tre oficerë, shpallet në kërkim Shefi i Krimeve

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?