NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
    50 minutes ago
    Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
    18 hours ago
    Berisha: Top Kanali, Klani dhe TVSH janë mbi 90 përqind me Ramën, i përmirëson pak Vizion Plusi
    22 hours ago
    Konfirmohet me 37,341 vota pro, Sali Berisha falenderon demokratët dhe paralajmëron: Do përmbysim diktaturën e dytë.
    3 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Sonila Meço/ Teherani, Tel Avivi dhe Tirana ime e vogël
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
Kryesore Politikë
Basir Çollaku/ 35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë..
Të tjera
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
Kryesore Politikë
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
Kryesore
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Sonila Meço/ Teherani, Tel Avivi dhe Tirana ime e vogël

Neutrale
Last updated: 2025/06/14 at 3:18 PM
Neutrale 12 months ago
Share
SHARE

Agjensitë ndërkombëtare njoftojnë:
“Irani ka paralajmëruar Francën, SHBA-në dhe Britaninë e Madhe se bazat ushtarake dhe anijet e tyre në rajon do të shënjestrohen nëse përpiqen të pengojnë goditjet që Teherani synon të ndërmarrë ndaj Izraelit.”

Në këtë vendin tonë me “investitorë strategjikë” jemi larg asaj që ndodh, por jemi bashkëkohës, ndajmë të njëjtin qiell ku fluturojnë raketa, dronë e avionë luftarakë, që synojnë asgjësime shtetesh, jo thjesht regjimesh. E vështirë n’palcë të analizosh, të zhveshësh konfliktin nga retorika morale dhe zhytjen e tij në logjikën e ftohtë të realpolitikës, aty ku mbijetesa, fuqia dhe balancat janë më të rëndësishme e vendimtare se e drejta apo morali.

Kurth pas kurthi, por me ç’duken bathët Izraeli në betejën ekzistenciale këtë donte, gafën e shpejtë të Iranit për të kërcënuar interesat amerikane e europiane në rajon. Sepse kësisoj nuk mbetet konflikt izraelito-iranian në rajon, por në skakierën globale gjeopolitike, që praktikisht qendrën nuk e ka në Tel Aviv, sado flakë të dalin prej aty. Por në një tjetër luftë të stërzgjatur e stërmunduese, që ekspozoi Europën e dobët, Amerikën e tërhequr, botën siç nuk mund të jetë më, atë ruso-ukrainase.

Putin luste prej kohësh t’ja linin Ukrainën, pas 12 qershorit nuk lut, por ofrohet si ndërmjetës me një kartë më shumë në dorë, që të përmbaj Iranin me aleatë, mblidhni mendjen me Ukrainën.

Izraeli e dinte se një sulm ndaj impianteve bërthamore të Iranit nuk ia shmangte këtij të fundit mundësinë të dispononte një armë të tillë. Rusia, po edhe Koreja e Veriut po deshe do ndihmonin me shumë dëshirë për ta arritur qëllimin në një mënyrë a tjetër. Izraeli fitoi kohë patjetër me sulmin ndaj impianteve bërthamore, duke e dëmtuar Iranin në përpjekjen që e cilëson si aktin e zhdukjes së shtetit izraelit. Por po provon fort të krijojë mundësitë për ndryshim regjimi në Iran, duke detyruar njëkohshëm Amerikën dhe Europën të merren seriozisht me Iranin, sidomos kur ai “i vjen në derë” me kërcënimet e orës së fundit.

Izraeli është tek narrativa e mbijetesës ekzistenciale. Pas 7 tetorit ai sillet si një i rrethuar që ka të drejtë të bëjë gjithçka. Kjo i lejon të veprojë jashtë normave ndërkombëtare dhe kush i kërkon llogari, quhet armiqësor. Nuk po mjaftonte kjo strategji, kjo retorikë, sepse opinioni publik po shkatërrohej nga imazhet e Palestinës. Edhe sepse Europa e çartur dhe e lodhur ishte me fokus tek Ukraina. Atëherë një tjetër shtresë narrative i shtohet së mëparshmes: “hiqni dorë nga të tjerët që të më ruani mua në rajonin ku jam aleati juaj më i fortë”. Tani topi është në duart e Perëndimit, i shtrënguar të zgjedhë në prioritete mes Ukrainës dhe Izraelit. Presioni mediatik, diplomatik dhe nga lobet e fuqishme rrezikon të kalojë Ukrainën në plan të dytë për të ruajtur më parë mikun strategjik në Lindje që rrezikon ekzistencën.

Irani nga ana tjetër nuk e nis dot drejtpërdrejt luftën, sepse do të përballej me një forcë ushtarake superiore. Por e mbështet Hamasin, Hezbollahun, të gjithë anti-izraelitët në vijë të zjarrit rajonal. Duke i bërë rezistencë ndryshimit të regjimit brenda tij. Ndryshim i pamundur prej dekadash, qyshse i bihej Irakut të dëgjonte Irani. Dhe nis një narrativë të re ndaj Perëndimit: “Do godasim bazat tuaja nëse pengoni sulmet ndaj Izraelit.” Irani nuk po kërcënon Izraelin, por ata që e mbrojnë Izraelin. Dhe këtë e bën që të shkaktojë panik, ndarje dhe kosto para se të fillojë lufta reale. Kjo edhe sepse Irani është si një “hapësirë ndihmëse e Rusisë”, që e mban Perëndimin të shpërqendruar. Sa më shumë Perëndimi të zhytet në Lindjen e Mesme, aq më i lirë është Putini në Ukrainë. Irani bëhet kështu qershia e hidhur e tortës së tensionit gjeopolitik.

Dhe kësisoj kurth pas kurthi, reapolitika na tregon se Izraeli kërkon një fitore strategjike mbi Iranin ose të paktën për ta frenuar atë.
Irani kërkon të tregojë se nuk frikësohet nga Perëndimi dhe se është gati për konflikt në emër të “aksesit strategjik” në rajon. SHBA nuk dëshiron luftë të re, por as nuk mund të tolerojë që Izraeli të rrëzohet ose të sulmohet me raketa nga Irani.

Po Europa? Europa ku bëjmë pjesë gjeografikisht e ku në 2030-ën do të na integrojë politikisht lideri ynë global? Europa kërkon stabilitet rajonal në Lindjen e Mesme, që të mos shpërthejë një tjetër valë refugjatësh, ekstremizmi apo kaosi afër kufijve të saj; mos të tërbohen çmimet e naftës dhe energjisë, mos të humbasë burimet e tyre në rajon; mos të shpërqendrohet fokusi nga Ukraina, sepse e di që një fitore e Rusisë do të thotë dobësim i rendit europian të pasluftës.
Pra, Europa kërkon që bota të mos shpërthejë, pa qenë e gatshme ta ndalë.
Kërkon paqe strategjike, por i mungon fuqia për ta imponuar. Dhe kjo e bën të reagojë në vend që të veprojë.

Europa gjendet në paradoks, nuk ka një zë të unifikuar në këtë krizë. Franca, Gjermania, Italia flasin me zëra të ndryshëm.
Europa nuk ka kapacitet ushtarak të pavarur për të ndikuar në skenën Izrael–Iran.
Europa ka presion të brendshëm nga elektorati pro palestinez dhe valët e emigrantëve, që i kufizojnë çdo manovër.
Është ekonomikisht e ndërlidhur me Lindjen e Mesme, por politikisht e varur nga SHBA.
Në Ukrainë, Europa e pa veten si bartëse vlerash. Në Gazë, e pa si strehë të paqëndrueshme të hipokrizisë.
Në përplasjen aktuale Izrael–Iran është vetëm një spektatore që shpreson të mos e përfshijë flaka. Por bota nuk funksionon më kështu.

Kur Perëndimi është i përçarë, nuk ka as “neutralitet”, as “mosangazhim dinjitoz”. Ka thjesht boshllëk që mbushet nga Rusia, Irani dhe Kina. Dhe ky boshllëk po rritet.

Tani vijme tek halli ynë në këtë mesele.
Në hartën e krizave globale, Shqipëria është si ai komshiu që s’e fton kush në sherr, por i thyhet dritarja nga rrëmuja.
Në konfliktin Izrael–Iran dhe luftën Rusi–Ukrainë, Shqipëria nuk ka rol, por ka risqe.
Si vend i NATO-s, mund të përdoret për bazë, hapësirë ajrore apo logjistikë, pa qenë hiç pjesë e vendimmarrjes.
Si ekonomi e brishtë, do goditet direkt nga rritja e çmimeve, naftës, inflacionit, panikut në treg.
Si vend tranziti gjeografik, mund të përfshihet në valë të reja emigracioni. Të bëhet pritëse e komuniteteve në rrezik siç ka bërë edhe më herët.
Si satelit diplomatik i Perëndimit, nuk ka fleksibilitet, por as garanci.

Gjithsesi jemi larg, por nën të njëjtin qiell.
Dhe mes raketave në Tel Aviv, kërcënimeve nga Teherani dhe panikut në Uashington mund të komentojmë krizën globale siç do qe mirë të analizojmë arsyet e çmimeve rë larta, trafikut në çdo cep, ndotjes së ajrit e ujit, vjedhjen e votës në Peqin, mungesën e ilaçeve në Onkologjik, korrupsionin, krimin, etj etj.

Edhe kjo imja është një përpjekje modeste për të kuptuar botën nga një cep që as vetë bota nuk e llogarit në ekuacion. Shkruaj për Teheranin dhe Tel Avivin, ndërkohë që nga dritarja ime shoh kulla e beton, pluhur e tym, trafik e kaos. Por ndoshta pikërisht për këtë shkruaj, që të mos harroj se edhe kur nuk e ndryshon dot botën, mund të paktën ta lexosh me kujdes e të mos heshtësh për të. Autoironia nuk është justifikim, por mënyra ime për të mbijetuar në një botë që shpesh i merr seriozisht vetëm ata që e rrezikojnë vërtet.

Neutrale June 14, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit
50 minutes ago
Basir Çollaku/ 35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë..
2 hours ago
Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!
18 hours ago
Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias
21 hours ago
Jep dorëheqjen drejtori i i policisë së Tiranës, Elton Alushi
22 hours ago

Sali Berisha: Edi Rama i lëpihet Gysit

Basir Çollaku/ 35 vjetori socialist i Agasit rilindas, deti në Durrës, e dallgët në Tiranë..

Belind Këlliçi/ Kupola e drejtësisë i buzëqesh korrupsionit, i hapet rruga lirimit të kreut të 5D, Erion Veliaj!

Kryeministri Rama pret në takim Ministrin grek të Mbrojtjes, Nikos Dendias

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?