Tirana, të hënën më 16 qershor, do të presë Ministerialin e Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore (SEECP).
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, ku thekson rëndësinë e këtij eventi për pozicionin e Shqipërisë.
Kreu i qeverisë shkruan ndër të tjera se vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE.
Kujtojmë se, SEECP përbëhet nga 13 vende pjesëmarrëse, të cilat janë edhe anëtare të Bordit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC). Vendet anëtare janë: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia, Kosova dhe Turqia.
Postimi i kreut të qeverisë:
” 🇦🇱Shqipëria, sërish në qendër të diplomacisë ndërkombëtare🤝🌍
Më 16 Qershor 2025, zhvillohet Ministeriali i Procesit të Bashkëpunimit në Europën Juglindore #SEECP✍️
Vendi ynë është i angazhuar plotësisht për të nxitur përparimin e vendeve të rajonit drejt integrimit në BE🤝🇦🇱”

