NeutraleNeutrale
  • Opinion
  • Politikë
    Politikë
    Politika është arti i kërkimit të telasheve, gjetjes së tij kudo, diagnostikimit të gabuar dhe aplikimit të mjeteve të gabuara.
    Shfaq më shumë
    Më të lexuarat
    Intervista e Berishës për median rumune: Gjenerali Koldea është lidhja e vërtetë e Edi Ramës me kartelin Sinaloa
    2 years ago
    Dhunë në Këshillin Bashkiak, Blushi hedh letra mbi Veliaj, Halit Valteri hidhet në mbrojtje të kryebashkiakut
    2 years ago
    Xhelal Mziu/Mbi 700 milionë euro është dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit për vitin 2023, konstatuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), ose në vlerë prej 72.386.606.000 lekë!
    2 years ago
    Të Fundit
    Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.
    2 hours ago
    Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!
    15 hours ago
    Kreu i PD, Sali Berisha: Edi Rama është bishë e plagosur, nuk e merr më veten kurrë! Kjo sepse Shqipëria ka opozitë të vërtetë
    3 days ago
    Foltore në Peshkopi/ Sali Berisha: Çmimet janë më të larta se në Gjermani, ndërsa rrogat janë më të ulëtat. Shqiptarët më të keq paguarit në rajon
    5 days ago
  • Rajoni
  • Bota
  • Ekonomi
  • Lifestyle
  • Sport
  • Kulturë
Reading: Konferencë shtypi/ Berisha: Dënoj vendimin e fundit të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, i garantoj se do përgjigjen për këtë akt
Share
Notification Shfaq më shumë
Të Fundit
Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.
Kryesore Politikë
Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!
Të tjera
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Vritet me armë zjarri pronari i një karburanti
Aktualitet Kryesore
Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!
Kryesore Politikë
Protesta e thirrur nga PD/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe masat e marra
Kryesore
Aa
NeutraleNeutrale
Aa
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Opinion
  • Kulturë
  • Letërsi
  • Ekonomia
  • Bota
  • Sport
  • Showbizz
  • Kategoritë
    • Politikë
    • Kulturë
    • Opinion
    • Rajoni
    • Bota
    • Ekonomia
    • Lifestyle
    • Sport
  • Paneli
    • Postimet e ruajtura
    • Personalizo interesat
Follow US
  • Contact
  • Të Fundit
  • Complaint
  • Advertise
© 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

Konferencë shtypi/ Berisha: Dënoj vendimin e fundit të Edi Ramës dhe Altin Troplinit, i garantoj se do përgjigjen për këtë akt

Neutrale
Last updated: 2025/06/11 at 11:37 AM
Neutrale 11 months ago
Share
SHARE

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar ashpër pas vendimit për zgjatjen e hetimeve ndaj kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, duke e cilësuar atë si një “akt politik kriminal” të drejtuar nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Troplini.
Në konferencën me gazetarët, Berisha e konsideron mbajtjen në paraburgim të Metës si shkelje flagrante të ligjeve dhe të konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërsa shprehet se vendimi është dëshmi e “tmerrit të Edi Ramës nga opozita”.
“Vendimi i fundit i kreut të organizatës kriminale Edi Rama dhe Altin Troplinit për të mbajtur në burg kryetarin e Partisë së Lirisë, partisë së dytë më të madhe opozitare, është një akt politik, kriminal që dëshmon frikën dhe tmerrin e Edi Ramës nga Ilir Meta.
Që dëshmon papajtueshmërinë e tij, intolerancën absolute atërore ndaj opozitës dhe opozitarizmit.
Ilir Meta u burgos në mënyrë brutale, pa asnjë urdhër arresti, me urdhër të vetëm të Edi Ramës.
Ilir Meta u mbajt dhe mbahet në burg si person në hetim pa asnjë provë, asnjë fakt penal.
Ndaj tij, edhe pasi dorëzoi dosjen në gjykatë, Altin Troplini me urdhër të Edi Ramës, kërkoi shtytje 6 muaj të hetimeve.
Kjo përbën shkelje të rëndë të ligjeve të vendit dhe konventave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.
Kjo dëshmon edhe njëherë për të shumtën herë, konkluzionin e Samuel Huntington se forma më e shëmtuar e diktaturave, midis të gjitha diktaturave, është bandokracia apo narkodiktatura.
Huntington, ky historian gjenial dhe sociolog, në analizën që u bën diktaturave, konkludon se narkodiktatura është forma më e keqe e tyre.
Sepse, thotë Huntington, kjo diktaturë nuk respekton asnjë parim, asnjë rregull, asnjë ligj, asnjë kriter.
Urdhëroni pra, e kanë arrestuar pa i paraqitur fletë arrestin, sepse Edi Rama me çdo kusht donte që të goditej nga banditë që i kishte dërguar për atë qëllim. Një person i mbrojtur nga Garda e Republikës.
E mbajnë në qeli pa asnjë provë, vetëm urdhër politik.
Dorëzojnë dosje në gjykatë pa fakt penal dhe vendosin t’i zgjasin edhe 6 muaj hetimet dhe për këtë qëllim duhet mbajtur në burg.
Nuk ka kufi urrejtja e Edi Ramës për kundërshtarin politik.
Ajo është identike me urrejtjen e babait të tij xhelat, që firmosi në gusht të vitit 1988, varjen në litar të kundërshtarit politik, Havzi Nela.
Ajo është e njëjtë me dajon e tij xhelat, Spiro Koleka, që kërkonte me 11 dhjetor të vitit 1990, tanket dhe mitrolozët mbi studentët.
Edi Rama është një njeri që udhëhiqet verbërisht vetëm nga urrejtja dhe fakultetet më të errëta të qenies njerëzore.
Duke shprehur solidaritetin e plotë me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dënoj me forcën më të madhe vendimin e fundit të Edi Ramës dhe Altin Troplinit dhe i garantoj se do përgjigjen për këtë vendim.
I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të qëndrojë vendosmërisht ndaj narkoregjimit të Edi Ramës, i pari dhe i vetmi i këtij lloji në Europë”, tha Berisha.

Neutrale June 11, 2025
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinion

Ing. Ajet Ramçaj*/ Të bajmë gjithçka që mos t’u lamë trashëgim fëmijëve e nipërve një Shqipni të boshatisur…
2 years ago
Opinion/Nga Edison Ypi: Mokra ka vdekur
3 years ago
Shpetim Axhami*/ Rritja e cilësisë në arsim, frenon largimet e shumë familjeve për jashtë shtetit.
3 years ago
Ad imageAd image

Të fundit

Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.
2 hours ago
Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!
2 hours ago
Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Vritet me armë zjarri pronari i një karburanti
15 hours ago
Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!
15 hours ago
Protesta e thirrur nga PD/ Policia njofton rrugët që bllokohen dhe masat e marra
16 hours ago

Belind Këlliçi: Dy bashkëpunëtoret më të afërta të Edi Ramës janë sot të lira për të bërë gjithçka për çka janë marrë të pandehura.

Gjeneral Piro Ahmetaj/ “Kosova në NATO, kështjellë e interesave të ShBA në rajon”!

Ngjarje e rëndë në Sarandë/ Vritet me armë zjarri pronari i një karburanti

Tryeza e Departamentit të Ekonomisë dhe Financës: “Pensionistët, të nëpërkëmburit”/ Berisha: 490 mijë pensionistë marrin pension të pjesshëm, bëjnë një jetë në disa aspekte më të vështirë se në socializëm!

//

Ne ndikojmë në 20 milionë përdorues dhe jemi rrjeti numër një i lajmeve të aktualitetit, biznesit dhe teknologjisë në Shqipëri

  • Advertise with us
  • Newsletters
  • Deal

Katekorite

  • BUSINESS
  • POLITICS
  • TECH
  • HEALTH

Regjistrohu për buletinin tonë

Regjistrohu në buletinin tonë për të marrë artikujt tanë më të rinj në çast!


    NeutraleNeutrale
    Follow US

    © 2022 Neutrale. All Rights Reserved.

    Removed from reading list

    Undo
    Neutrale
    Mirëse u ktheve!

    Hyni në llogarinë tuaj

    Lost your password?