Provimet shtetërore janë tregues i maturimit, për një pjesë nxënësish, si të kopjojnë, si të dalin të parët pa mësuar gjë për tre vite të shkollës së mesme, si t’u tregojnë shokëve të klasës që fiton më i forti e më gënjeshtari.
Dhe kjo kryhet me bekimin e MAS-it që normëson skandalin e dështimit ministror të organizimit e menaxhimit të testimeve, si dhe të vlerësimit të nxënësve, duke deklaruar zyrtarisht se dalja e tezave nuk e cenon procesin.
Shkolla jonë ka humbur busullën kryesore, besimin e shpresën në vlerat e fondamemtale njerëzore, besimin se testimi duhet të jetë i barabartë për të gjithë, ka humbur parimin se matura kurorëzon dijet shkollore – Jo, matura ç’kurorëzon meritat e nxënësve, sidomos për ata më të mirët, që kanë mësuar deri në orët e para të mëngjesit dhe e kanë mbështetur aplikimin për studime të larta në punë dhe vlerësim me meritë.
Provimet shtëtërore kurorëzonjnë hilacakun, gënjeshtarin, “të shkathtin” që krenohet se e mori tezën nga lart, me bekimin e ministrisë e dearsimimit.
Dhe këtu absurditeti merr krahë përsëri nga MAS që sot nuk u ndje më më idenë: referojuni deklaratës së datës 3 qershor mbi daljen e testit të gjuhës së huaj.
Ka ndodhur gjithçka prisnim- ligjësimi, riligjësimi i së amoralshmes dhe antietikes, riligjësimi i farsës së maturimit të nxënësve tanë, të cilëve sot iu dogjën sërish ëndrrat qysh në minutat e para të fillimit të provimit.
Dhe kjo është arsye e fortë për të reaguar, me zë të lartë, madje, edhe pse ndjehet në ajër e shprehet publikisht që skandali nuk përbën më skandal e, madje, as motiv për të reaguar.
A ka motiv më të fortë se dështimi i provimeve të Maturës shtetërore që nxënësit të largohen nga këtu! A ka mësim-pësim më të keq se ky dështim, që nxënësit, ata më të mirët, ekselentët të rendin pas aplikimeve edhe në ditët më përzhitëse të verës, për t’u larguar nga universitet tona e për të studiuar jashtë!
Kjo çmeritja e sotme e ky depersonalizim i maturantëve, sot, dje e prej vitesh, për të mos shtuar vështirësitë e jetës studentore këtu, janë pësim i madh për të ikur dhe për të ikur pa kthim.
Një pyetje hartuesve të testit:
Me çfare të drejte cenoni origjinalitetin e veprës së kryepoetit tonë, J. de Rada, me ç’të drejtë dhunoni autenticitetin e veprës së tij, duke e dhënë të shqipëruar në gjuhë standarde. Prej këtu një tufë problemesh të ndërtimit të pyetjeve mbi De Radën e sigurisht një piramidë e përmbysur vlerësimi për nxënësit.
Përgjigjen që cenimi, deformimi e dhunimi nuk përbën cenim, e di, por dhe ky është një skandal, që, nëse do pyesnit profesionistë, qoftë edhe ish studentë të diplomuar në ciklin master në mësuesi, pikërisht me këtë temë- ky dështim i rëndë, pra, do të shmangej- në të mirë të maturantëve- kuptohet- se rilindja, dihet, qysh prej 1944 vijon të çajë historinë me shpatë në dorë.







