Dalja e tezës së testit të gjuhës së huaj, të provimeve të maturës shtetërore, jo vetëm që nuk përbën skandal e dështim të menaxhimit të testimit e nuk konsiderohet si përmbysje e vlerësimeve të njohurive të nxënësve, por shpallet zyrtarisht si normë nga Ministria e Arsimit.
Reagimi zyrtar i institucionit që normëson skandalin dhe e shpall atë si rregull zbatimi, në vend që të bëjë transparencë e të mbajë përgjegjësi është thirrje e hapur për të mos patur pretendime për zhvillim të rregullt të provimeve shtetërore, është paralajmërim me zë të lartë se norma e daljes së tezës në fillim të testeve do të vijojë edhe në provimet e tjera, ashtu siç ka ndodhur vitet e mëparshme dhe këtu s’ka ndonjë gjë për t’u habitur, aq më pak për të reaguar.
#Matura2025#ArsimiNëKrizëTëThellë #TezatQëDalIn#

