“ I Nderuar Zoti Sylvinho Mendes Campos
Unë jam Selami Jenishehri, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i legjislacionit të IX të Republikës së Shqipërisë dhe trajner futbolli (ish këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë). Ngaqë kisha nxjerrë një lloj stërvitje për më aftesue futbollistë teknikisht e që me porosi të FSHF u eksperimentua dhe doli që ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që publikon FIFA dhe që e dini juve.
Meqenëse ndeshja me Serbinë është e një rëndësie dhe politike e një rëndësie të veçantë dhe futbollistët shqiptarë që ju keni në dispozicion nuk kanë si ta dinë, po ju lutem të më jepni mundësinë që ju a ve në dispozicion futbollistëve (sidomos sulmues, por jo vetëm) që të bëj që 100% ndeshjen ta fitojmë me Serbinë.
E kuptoj vështirësinë tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3–4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehje për ta ekzekutuar në lojë.
Me shpresë se keni dëshirën tuaj të padiskutueshme për ta fituar ndeshjen Shqipëri – Serbi do të plotësoni kërkesën time që futbollistët të njihen me këtë progres, e ndeshja sigurisht të fitohet me rezultat të mirë nga Shqipëria”
Me respekt
Selami Jenishehri


